Pas përplasjes të bujshëm mes tyre, Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi bëjnë paqe, ja veprimi i fundit (Foto)

Dy vite më parë, nisi një she rr virtual midis Rudina Magjistarit dhe Ermal Mamaqit. Gjithçka filloi në emisionin e Mamaqit, “Xing me Ermalin”, ku ishte e ftuar këngëtarja Tuna Sejdiu.

 

Në emisionin e tij, Ermali kishte një rubrikë të titulluar “Pyetja për Rudinën”, ku i pyeste të ftuarit nëse kishin dëshirë të shkonin në emisionin e pasdites në “Klan”.Pas kësaj pyetjeje, Tuna jo vetëm që nuk pranoi, por e argumentoi me tone tallëse, se nuk ka shkuar asnjëherë dhe do e shtyj këtë ftesë edhe për 10 apo 20 vitet e ardhshme të karrierës së saj.

 

Kjo intervistë është parë si një lloj ironie për emisionin e pasdites, ndaj Rudina nuk e la pa një përgjigje si Tunën, ashtu dhe Ermal Mamaqin. Mirëpo, duket se gjërat mes tyre janë sqaruar dhe këtë e ka treguar postimi i fundit i Rudinës në InstaStory.

 

Ajo ka qenë e pranishme në premierën e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, dhe madje e ka ‘duartrokitur’ aktorin për projektin e tij të ri. Pra, dy vite pas sherrit, Ermal Mamaqi dhe Rudina Magjistari më në fund kanë bërë paqe!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...