Në mes të shkretëtirës ka një qytet fantazmë! Ish-parajsa e diamanteve

Një qytet fantazmë, gjithnjë e më i pëlqyer nga turizmi ndërkombëtar! Duket si diçka surreale, por në fakt është pikërisht kështu.

Bëhet fjalë për Kolmanskop, një qytet me ndërtesa të vjetra, i cili ndodhet në shkretëtirën e Namib, në Namibinë lindore.

 

Thuhet se në këtë zonë vite më parë, një stuhi rëre e bëri gjithçka të pamundur për të vazhduar jetesë. Kështu që u braktis e gjithë zona.

Ndërkohë pak kilomentra më tutje, ndodhet qyteti portual i Luderitz.

 

Një parajsë me diamantë të shkëlqyer- Kolmanskop, nuk ka qenë gjithmonë një vend i braktisur. Historia e tij fillon në fillim të viteve ‘900-të, kur punëtori Zacharias Lewala pa një diamant, teksa po punonte në këtë zonë.

 

Që nga ai moment nisi një bumë kërkimesh, për të shfrytëzuar pasurinë që fshinte nëntoka, duke u hapur miniera të vërteta. Që nga viti 1954 qyteti u braktis, dhe gjithçka mbeti shkretë.

 

Ish-parajsa minerare e ndërtuar në fillim të shekullit 20-të, arriti pikun e aktivitetit në vitet 192, duke numëruar rreth 1200 persona punëorë. Së fundmi fotografi Thomas Froemmel ka shkrepur disa fotografi nga ajo që ka mbetur në ditë tona mga Kolmanskop. /a.y/noa.al

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...