ME VIDEO/ “I q*va robt kësaj, t’i theva dhëmbët”, Romeo Veshaj kërcënon dhe dhunon gazetarin në lokal, tenton ta fusë në makinë dhe përplas gotën në tokë

Romeo Veshaj është konfliktuar mjaft ashpër me gazetarin Ronaldo Sharka, debat i cili ka agravuar edhe në prekje fizike. Të ulur në një tavolinë një bar kafe në kryqytet, Romeo është filmuar i ulur përballë Sharkës, të cilit i kërkon llogari për disa foto të Donaldit që pretendon se ia ka bërë gazetari.

 

Gazetari Sharka shihet majft i heshtur teksa mohon të ketë bërë foto, ndërsa Romeo e kërcënon se do t’I thyejë gotën kokës. Madje në një moment, aktori merr në telefon dike dhe i kërkon që të vijë aty pranë lokalit pasi do t’i bëjnë një xhiro Ronaldos.

 

Biseda nga videoja

 

 

Romeo: I bëre ti fotot?

Ronaldo: Si i bëra unë fotot

Romeo: Ke bërë fotot ti?”

Ronaldo: Kujt ia bëra unë fotot o Donald

 

Romeo: Jam Romeo ore zëmra, më jep një emër po të them se i q*va robt tavolinës. Më jep një emër tani pa ardhur Donaldi! Je këtu me mua apo jo??? Më jep një emër po të them se të erdhi gota kokës…

 

Romeo merr dike në telefon: Hajde se do ta marrim një xhiro me makinë këtë legenin ta sqarojmë, se s’po jep emër…

 

Personi në anën tjetër të telefonit: Po hap krahun këtu vetëm hajde….

 

Romeo: Çohu tani se do ikim, çohu se t’i theva dhëmbët, çohu tani po them ore (merr një gotë dhe e thyen në tokë)

 

Nga videoja nuk kuptohet mirë se si ka nisur debati, por na duhet të themi që është një kamër e fshehtë e planifikuar nga emisioni “Thumbon”. Grepi i Aulona Mustës dhe Ftama Haxhialiut, këtë herë ka zënë një nga binjaket, pikërisht Romëo Veshajn. Ronaldo është gazetari i emisionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...