Virusi vdekjeprurës po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Disa raste me këtë virus janë identifikuar edhe Europë. Shumë njerëz përdorin maska teksa ecin në rrugë, në aeroporte dhe stacione trenash, me qëllimin që të mos preken nga koronavirusi.

 

Kështu ka bërë edhe ish-ministrja e IntegRimit, Majlinda Bregu, e cila shfaqet me maskë në një aeroport. “Drejt Berlinit me mas(k)a sigurie”, shkruan vetë Bregu në fotot që ka publikuar në Instagram.

 

Postimi i Majlinda Bregut
Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore.

 

Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien ndaj virusit vdekjeprurës.

 

Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.