Dikur mbante bagazhet e turistëve, sot multimilioner, ja si u bë i pasur

Një ish-mbajtës bagazhesh, i cili u bë një multi-milioner, do të dhurojë shumicën e pasurisë së tij për qëllime humanitare.

Ken Townsley, 71-vjeçar, ka premtuar të japë një pjesë të madhe të pasurisë së tij në vlerë prej 100 milion funta për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara ose sëmundje terminale.

Ai ka në plan që të zgjedhë me kujdes organizatat për bamirësi, të cilat do të përfitojnë nga pasuria e tij e madhe, ndërkohë që tashmë ka dhënë donacione të konsiderueshme për dy strehimore për fëmijë.
Margaret Ingram, e cila drejton Fondacionin Kentown Wizard në Birmingem thotë se: “Shumë shpesh ata shprehen të befasuar kur i thërrasim, sepse nuk kanë aplikuar për ndonjë donacion. Ne thjesht i pyesim nëse atyre ju duhen para”.

Ken filloi të punojë si një mbajtës bagazhesh 15 vjet para se të arrinte deri në pozicionin e menaxherit për rezervime në Aeroportin Blackpool.

Megjithatë, pas kalimit në British Airways Eagle, si pasojë riorganizimit të kompanisë ai detyrohet të largohet nga puna në vitin 1968.

Ken i përdori paratë që i mori me anë të një pagese shtesë nga kompania, për të themeluar një agjenci turistike në qendër të qytetit Blackpool.

Nga fillimet e ulëta, Gold Medal Travel u rrit në një kompani me 600 të punësuar, të cilën ai e shiti për gjigandët turistikë Thomas Cook në vitin 2009, për afro 87 milion funta, shkruan tesheshi.

Por manjati modest dhe tashmë në pension, nuk bën një mënyrë luksoze të jetës pavarësisht pasurisë tij të madhe dhe ende gatuan dhe kujdeset për veten e tij.

Margaret thotë: “Ai nuk ka një shofer apo kuzhinier të tij. Unë shkova ta takoj atë në Tajlandë së fundmi dhe ai vetë e pastron vendin dhe gjithashtu vetë gatuan për veten e tij.

Ken, i cili tani jeton në Florida, ka financuar tashmë dy infermiere në strehimoren e fëmijëve Brian House në Bispham, Blackpool dhe ka paguar për riparimin e strehimores tjetër, atë Donna’s Dreamhouse në qytet, që shërben si bujtinë humanitare për fëmijë të sëmurë nga sëmundjet terminale si dhe bujtinë për fëmijët që vijnë për të kaluar pushimet.

Len Curtis, i cili themeloi Donna’s Dreamhouse, thotë: “Ky është një gjest fenomenal bamirëse. Nuk mund të besoj këtë. Është si të kesh fituar lotari. Ne kemi pasur milionerë dhe njerëz që kanë dhënë në mënyrë anonime, por asgjë nuk krahasohet me këtë person. Është një shembull unik”.

Filantropia e Ken-it përfshin edhe nga 200.000 funta që ai ka dhuruar për Fondacionin Make-A-Wish dhe Dreams Come True, si dhe 20,000 funta për Rainbow Trust.

“Ai nuk dëshiron që të jetë i përfshirë në baza ditore në procesin e vendimmarrjes”, thotë Margaret, dhe shton: “Organizatat bamirëse do të ketë bazën në Britani të Madhe, por është mirë që ne jemi duke filluar në Blackpool, sepse Ken është i lindur dhe është shkolluar në këtu.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...