Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend, se ne do ta plotësojmë bazën ligjore për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve edhe si reflektim pas tragjedisë së 26 nëntorit, ndërsa do të ketë përgjegjësi penale për të gjithë zinxhirin e ndërtimit.

Por veç fjalimit të sotëm në Kuvend është ndalur edhe në replikat me qytetarët në profilin e tij në “Facebook”. Rama ka zgjedhur komente “pikante” siç janë diskutimet për zgjedhje të parakohshme por edhe procesi i rindërtimit.

Replikat

Qytetari: Sa me shpejte me mire se u beme 2 muaje jepini zgjidhje …respekte

Rama: 2 muaj te duken shume per tere kete pune qe duhet bere? Shko ne Itali, qe eshte tere ajo fuqi ekonomike boterore dhe pyeti pak ata qe jane akoma ne kabina 10 e 15 vjet pas termeteve, si u duken 2 muaj e 3 muaj?! Shendet e mbaresi paç kudo

Qytetari: A do ta ndryshoni pazarin e 20% per pallat? Se kemi keto te parakoshmet tani

Rama: nuk ta marr per keq sepse kush mendon e flet si ti eshte fatkeq nga mendja, keshtu qe keqardhjen time e ke me pash dhe te uroj shendet e mbaresi ne jeten tende

Qytetari: Kjo eshte ajo fjala e urt kur te vin mend sti han as qent Z Rama se politika e beri çamur per interesa vetiak..! Dhe populli po e vuane ne kete menyr.

Rama: mendte e mia i kam pasur fatmiresisht me kohe e me vakt, por kur flisja une per keto vite me pare, s’e kishte mendjen askush, as ti vete Keshtu qe kur thua politika, ben mire t’i ndash disa nga disa, se nuk jane te gjithe njesoj Shendet e mbaresi per ty