Duket sikur s’i ndahet luksit, Flaka Krelani pranon se blen rroba të përdorura: Kushtojnë 2 euro, s’e bën firma këngëtaren

E ftuar në “Ftesë në 5”, Flaka Krelani ka rrëfyer se nuk shpenzon shumë për veshjet e saj, madje nuk është e fiksuar pas markave si shumë personazhë në botën e shoëbiz-it.

Këngëtarja ka pranuar hapur, se ka blerë disa herë veshje të përdorura, madje me 2 euro copën.

“Ka ndodhur që kam blerë xhupa të të dorës së dytë. Në Gjermani kur kam qenë për herën e fundit, e di që do bëhet lajm, kam parë rroba në një godinë tre katëshe, dhe ishin të përdorura.

Kushtonin tek diçka e tillë 50 euro. Unë nuk e kam pasur asnjëherë problem firmën. Mendoj se nuk e bën firma këngëtaren, këngëtarja e bën vetë firmën. Aq më mirë me u duk më mirë për të gjithë, por unë nuk e kam pas problem edhe nëse kushtojnë 2 euro, a bëjnë mjafton të duken mirë dhe ashtu siç unë dua të dukem,”- është shprehur Flaka Krelani.

Këngëtarja ka preferuar të tregohet e sinqertë, duke rrëfyer një fakt, që shumë femra të tjera do e kishin për turp ta thonin publikisht!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...