U raportua me magnitudë 3.7, EMSC përditëson informacionin për tërmetin e fundit që goditi vendin

Një tërmet u ndje orët e para të mëngjesit të se henes në zonën e Durrësit.

Lëkundjet u regjistruan 15 km në veriperëndim të Shijakut dhe 31 km në veriperëndim të Tiranës, rreth orës 02:40.

Fillimisht u raportua se lëkundjet ishin me magnitudë 3.7, por në bazë të rikalkulimeve rezulton se fuqia e tërmetit ka qenë më e madhe.

Në përditësimin e fundit të tërmetit në aplikacionin EMSC thuhet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 sipas shkallës Rihter.

Lëkundjet alarmuan jo pak banorët e Durrësit dhe Tiranës, gjë e cila pasqyrohet edhe në komentet e shumta që janë bërë në aplikacionin e EMSC-së, ku numërohen më shumë se 500 të tillë.

Kjo lëkundje e fortë erdhi pas tre lëkundjeve me fuqi më të vogël, të cilat nuk e kaluan magnitudën 3.0.

Sizmologët dhe eskpertët deklaruan disa javë më parë që pasgoditjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit mund të vazhdojnë për disa muaj me rradhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...