Nën kryetari i PD, Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama po përdor fatkeqësinë e tërmetit për interesat e tij.

 

“Fakti është që si hilacak i vogël, Rama po përdor fatkeqësinë e shqiptarëve, tërmetin e 26 nëntorit, për të rregulluar artificialisht, jo marrëdhëniet, por imazhin e tij në këtë aspekt”, shkruan Paloka.

Sipas tij, në emër të dhimbjes së shqiptarëve , Rama u ka kërkuar e po takon disa nga personalitetet e politikës evropiane dhe kjo është hilja e parë po më e vogla e tij.

 

“Çfarë është më e keqja , lidhet me qëndrimet e tij pas takimeve, si në rastin e kancelares Merkel. Megjithëse kancelarja u shpreh qartë në konferencë për qendrimet e saj, Rama përpiqet me hile prej shpifaraku, të krijojë idenë se ai ka marrë mbështetje për gjithë qendrimet e tij.

Flagrant është rasti me sulmin ndaj Haradinajt për të ashtuquajturin “minishengen”.
Po ku është hilja e Ramës? Rama nuk deklaroi direkt se kishte diskutuar me kancelaren për këtë çështje, sepse atëherë do përgënjeshtrohej dhe do demaskohej si mashtrues ( sic ka ndodhur në fakt në raste të tjera ) por futi në mes hilen…

 

Duke sulmuar Haradinajn menjëherë pas takimit me Merkel, hilacaku përpiqet të krijojë idenë e rremë se kjo çështje është diskutuar dhe ai jo vetëm ka marrë mbështetje për planin e Vuçiçit, po kjo ka damkosur dhe Haradinajn”, shkruan Paloka.