Video – Tentohet grabitje në Qendrën Komunitare në Bashkinë e Shkodrës, hajdutët dëmtojnë murin rrethues të godinës

Një tentativë grabitjeje është regjistruar në Shkodër, në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër.

Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët e vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mëngjesin e të hënës, kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit, ku grabitësit kanë bërë gati gjithçka për të hyrë në pjesën e pasme.

Kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa në një intervistë për mediet ka sqaruar ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje. Tentativat e grabitjes, por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk janë raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohë që kjo qëndër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar.

Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët, pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taskapaguesit shkodranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...