Vdekja e foshnjeve, flet drejtoresha e spitalit: Erdhën pa jetë, nuk u dhamë dot ndihmën mjekësore

Drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, ka folur pas tragjedisë që ndodhi sot në këtë qytet, ky dy fëmijë vetëm 5 muajsh ndërruan jetë. Në një reagim për mediat Shkëmbi ka treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe veprime që janë bërë në spital duke tentuar shpëtimin e dy fëmijëve binjakë.

Sipas saj fëmijet nuk ishin paraqitur më parë në spital për vizita të tjera dhe pasi është kosntratuar vdekje janë dërguar në morg për ekzaminimin nga mjekësia ligjore.

“Sot rreth orës 10’00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur. Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa patur mundësi të jepte ndihmë mjekësore.

Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, u shpreh drejtoresha e spitalit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...