“Ta dija që do ta thoje këtë, s’do të vija në emision”/ Blendi Klosi revoltohet keq me Fatmën: Nuk është ministri qejfi, është hera e fundit….

Ministri i Turizimit, Blendi Klosi është revoltuar në emisionin “Thumb” në “Rtv Ora” me gazetaren Fatma Haxhialiu, pasi kjo e fundit e quajti ministrinë që ai drejton si “ministria e qejfit”. Por ministrit Klosi nuk i ka pëlqyer mënyra si e pezantoi dhe u shpreh se nuk ishte aspak dakord me këtë. Madje tha se po ta dinte se Fatma do të thoshte këtë, nuk do i vinte as në emision.

 

Biseda:

Klosi: Së fundmi unë bëra një goxha aktivitet së bashku me operatorët turistikë, i cili ishte samiti i turizmit për ministrat e rajonit. Ai samit ishte fiks për të treguar atë që thatë ju, që është e kundërtra e trajtimit të turizmit si një gjë që është vetëm për qejf, se turizimi është vetëm për kënaqësi dhe turizmi është vetëm për të shitur ato biletat. Turizmi është shumë më tepër se kaq, është një industri e madhe edhe në Shqipëri.

Fatma: Po pra sjell lekë, por krahasur me ministritë e tjera nuk keni kështu halle nga këto të mëdhaja.

Klosi: Ta dija që do ta thoje këtë, nuk do të vija në emision, është hera e fundit që po të vij kur thua ministër i qejfit. Nuk është fare për qejf.

Fatma: Mua më duket më e lehtë.

Klosi: Kur e bera bisedën për emisionin do flsimin për promovimin e turizimit.

VIDEO minuta e 8

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...