Megjithëse thonë se nuk luajnë lojra fati, qytetarët deklarojnë se miq dhe të afërmit e tyre luajnë lojëra fati përmes mënyrës online. Më të interesuar ata janë për lojrat sportive, por nuk mungojnë as garat me kafshë.

“Nuk ka asgjë që ndal bixhozin, të gjithë luajnë.”

Megjithëse të ndaluara që prej janarit të 2019-ës në Shqipëri, vijojnë të luhen lojërat e fatit.

Të varurit nga lotot tashmë luajnë përmes mënyrës online. Mjafton një smart phone apo një kompjuter për të vendosur një skedinë.

Vetë qytetarët e pyetur nga Ora News, megjithëse thonë se vet nuk luajnë lojëra fati, shprehen se kanë miq dhe të afërm të cilët bëhen pjesë e këtyre formateve.

“Kam disa shokë që luajnë online.”

“Luhet me telefona dhe me kompjuter.”

“Ndeshje sportive të futbollit, ka faqe shqiptare që ekzistojnë akoma online.”

Përmes formatit online nuk luhet vetëm për ndeshjet e sportit, por edhe për garat me kafshë.

“Edhe me qen luajnë.”

Sipas personave të cilët luajnë lojëra fati, në Shqipëri operojnë disa faqe online, fjalkalimi i të cilave është hakeruar dhe është shpërndarë te të gjithë ata që janë të varur prej këtyre lojërave.