Rindërtimi/ Rama ftesë opozitës: Të na shurdhojnë me shpifje, por…

Ditën e sotme Qeveria prezantoi platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa shpjegoi mënyrën e funksionimit të kësaj platforme, Rama paralajmëroi të gjithë ata zyrtarë që do të abuzojnë me procesin e rindërtimit, duke iu dhënë shtëpi qytetarëve që nuk janë prekur nga tërmeti.

Kryeministri theksoi se do të ndëshkohen të gjithë ata kryebashkiakë e zyrtarë, që do të fusin në listën e përfituesve edhe njerëz që nuk janë prekur vërtet nga tërmeti.

Po ashtu, Rama ftoi opozitën që të denonconte çdo rast abuzimi; “I ftoj të na shurdhojë me shpifje por në mes të shpifjes siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, do të gjejmë edhe ndonjë të vërtetë.”

“Një vrimë dhe një popullatë tek vrima për të paguar dritat. Sot ka radhë, por ka edhe vrima. Brenda vitit 2020 nuk do të ketë më as vrima dhe as radhë dhe ryshfetin nuk do t’ia japësh dot sepse revolucioni dixhital do të bëjë që Shqipëria të ketë shërbimin më të modernizuar në Ballkan. Në mbyllje edhe një herë duhet të them, ju lutem shumë mos hyni në hak askujt. Mos hyni në gjynah.

Bëjeni këtë punë njësoj sikur të ishin ju që kishin mbetur pa shtëpi dhe mos merrni iniciativa individuale për të regjistruar të pastrehë si të dëmtuar nga tërmeti sepse do të ndëshkoheni. Kryetarëve të bashkive ju them që t’i qëndroni në kokë këtij procesi sepse regjistri të jetë shembullor dhe ndarja e shkallëve të dëmit të jetë e drejtë. Sepse të gjitha këto do të monitorohen dhe kush do të kapet do të ndëshkohet. Kemi edhe një grup që do të bëjë këtë punë dhe që nuk e njeh asnjë njeri.

E ftoj opozitën të dalë dhe të vërë ulërimën për çdo rast individual. I ftoj të na shurdhojë me shpifje por në mes të shpifjes siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, do të gjejmë edhe ndonjë të vërtetë. Jam i gatshëm të përballoj edhe një furi shpifjesh qoftë edhe për një familje që është lënë në harresë”-tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...