Kush është efektivja e policisë që iu bë atentat me tritol

Një sasi tritoli i është vendosur makinës së një punonjëse të policisë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Shpërthimi ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, duke shkaktuar vetëm dëme të automjetit. Sipas të dhënave, makina tip ”Audi” ishte në pronësi të Ornela Burakut.

Pas ngjarjes, policja Buraku ka deklaruar se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër, duke ngritur kështu dyshime se ngjarja e mbrëmshme ka lidhje me detyrën e saj.

Ornela Buraku ka 17 vite në detyrë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, të cilët do të merren në pyetje.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur një sasi e dyshuar lënde plasëse ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...