Tayna po shijon disa ditë të merituara pushimesh me mikeshën e saj Kejvina Kthella në Los Angeles.

Reperja e njohur shqiptare ka publikuar disa foto nga momentet e bukura që po kalon. Në njërin nga postimet në Instagram, ajo shfaqet tepër joshëse ndërsa thekson se për momentin nuk do t’ia dijë për askënd.

“Personi që keni kërkuar momentalisht doesn’t give a fuck”, shkruan ajo. Menjëherë pas këtij postimi ka ndërhyrë reperi Mozzik me një koment pikant, që i kujton koleges së tij, suksesin e këngës së fundit.

“Personin që kërkoni është duke thyer rekorde”, i shkruan ai ndërsa Tayna ia kthen “hahaha llug dmth”.

Dueti i Tayna-s dhe Mozzik “Edhe ti” për dy ditë ka kapur shifrën prej 5 milionë klikimeve në YouTube. Pas Loredanës, Mozzik ka nisur të thyejë rekorde me Tayna-n tashmë!