FOTO/ Shpërthimi i një bombole hap zjarr në një pikë shitjeje gazi

Një bombolë gazi ka shpërthyer pak minuta më parë në një pikë shitjeje gazi në lagjen “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar. Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që flakët kanë shkrumbuar pikën e shitjes. Policia e Shtetit dhe shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e flakëve.

Pamje nga vendngjarje

Ende nuk ka informacion për rrethanat e shpërthimit, por paraprakisht dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit në njërën prej bombolave që shiteshin në këtë pikë.

/marre nga dosja.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...