Ta dua shpirtin/ Rike Roçi konfirmon lidhjen me boksierin shqiptar dhe i bën urimin më romantik për ditëlindje

Nëpërmjet një postimi në Instastory, ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi ka pranuar lidhjen e shumëpërfolur me kampionin shqiptar të boksit, Kristian Prenga.

 

Ajo ka zgjedhur që lajmin ta konfirmojë në ditëlindjen e boksierit duke e uruar me fjalët më romantike. Rike ka publikuar një foto ku shfaqet duke u përqafuar me të dhe aty nuk i kursen fjalët e ëmbla. “Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time…

 

Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqë gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruan Rike në një foto ku shfaqet pranë tij”, shkruan ish-banorja.

 

Kujtojmë se dyshja ka kohë që përflitet në media për një lidhje të mundshme, megjithatë asgjë nuk ishte konfirmuar. Ata kaluan bashkë Krishtlindjet dhe tani nuk kanë ndërmend të fshihen më.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...