Tre qytete të mëdha në Kinë janë izoluar nga frika e përhapjes së një koronavirusi vdekjeprurës, ku këto pamje të rënda i ngjajnë shumë filmave të Hollwoodit.

Sipas “The New York Times”, fansat e filmit “Contagion” me Matt Damon thonë se ngjashmëritë me atë që po ndodh në Kinë tani janë të frikshme.

Në filmin e vitit 2011, “Pacientja Zero”, një amerikane e quajtur Beth Emhoff, nga aktorja Gwyneth Paltrow, preket nga sëmundja fatale pas një udhëtimi në Hong Kong.Në film tregohet se bartësi fillestar i virusit është një lakuriq.

Një derr e ha këtë lakuriq dhe më pas një shef kuzhine blen derrin dhe e dërgon për gatim.
Teksa po merrej me derrin, ai nuk i lan duart kur takon një kliente, pikërisht amerikanen Beth Emhoff.

Pasi i jep dorën, ai i transmeton virusin e marrë nga lakuriqi dhe derri, duke e bërë Pacienten Zero.

Virusi që po terrorizon Kinën dhe botën aktualisht thuhet se ka ardhur nga gjarpërinjtë e ushqyer me lakuriqët e natës.

Viktima e 26 nga virusi kinez u konfirmua në një provincë në kufi me Rusinë, rreth 2000 km larg nga qendra e shpërthimit të infeksionit.
Përhapja e Sindromës vdekjeprurëse të rëndë të frymëmarrjes (SARS) infektoi për herë të parë njerëzit në jug të Kinës në 2002, duke sjellë mbi 800 të vdekur.