Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës Ismet Shehu.

Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e ka përjetuar asnjë kuzhinier tjetër shqiptar. Shehu ka gatuar për mbretëreshën e Anglisë dhe ka rritur të prekë nga afër emocionin që të jep prania e saj

“Vërtet kam qenë i ri por ka qenë një nga emocionet më të mëdha që kam pasur në jetën time besoj deri tani. Ka qenë shok kur më thanë që ti je një nga 10 studentët që do shkosh atje surprizë ngaqë shqiptarët se presin”.

Kur ishte 15 vjeç ai nisi të kuptonte se kishte një pasion shumë të madh për gatimin dhe disa vite më vonë, iu dedikua studimit dhe shkoi në ‘University of West London’.
Ai u vlerësua me një çertifikatë.