Në lidhje me ketë fakt, familjaret e policit shkodran të rrenë në detyre bëjnë me dije per shkoder.info se tashmë proceduat janë drejt përfundimit ku dokumentet e nevojshme do dërgohen pranë Bashkisë Shkodër për tu plotësuar dhe marre leja e ndërtimit.

 

Nisma e iniciuar nga fëmijët e efektivëve të policisë të rënë në detyrë e kthyer në fondacionin Gjurma ka nisur punën për ndërtimin e banesës për familjen e efektivit Kol Ndreshaj i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010.

 

Pjesë e takimit ku u prezantuan edhe objektivat e këtij fondacioni si dhe shfaqën në monitor edhe fotot e policëve të rënë në detyrë, ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

 

Në fjalën e tij ai theksoi se Policia e Shtetit do të japë një kontribut prej 4 milionë lekësh për këtë mision.

 

224 kolegët tanë sot janë dëshmor shumë prej tyre janë plagosur dhe të tjerë janë sakrifikuar. Shumë prej tyre sot janë në radhët e policisë së shtetit duke ndjekur rrugën e prindërit të tyre e të tjerë janë bërë specialist e profesionistë të zotë.

 

Dëshiroj ti përcjell fondacionit Gjurma një fond prej 4 milionë lekësh të reja kontribut i punonjësve të policisë së shtetit deklaroi Veliu.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i pranishëm në takim u shpreh se policia është e vetmja organizatë që ka më shumë jetë të humbura në 30 vite.