Prefekti kalon me vonesë buxhetin, Bashkia e Shkodrës prej kohësh pa rroga

Mbi 1200 punonjës së bashkisë Shkodër dhe institucioneve në varësi të saj nuk kanë marrë ende pagën e muajit.

 

Ata kanë denoncuar publikisht nëpërmjet medieve lokale, duke thënë se pagat janë vonuar 18 ditë nga afati që i marrin çdo muaj. Ata kanë bërë kërkesë, por asnjë institucion nuk i ka sqaruar. Drejtuesit e bashkisë Shkodër thonë se vonesa ka ardhur për shkak se ka kaluar me vonesë buxheti nga prefekti.

 

Të mërkurën kryebashkiakja e ka firmosur shkresën dhe ka kaluar në thesar dhe tashmë pritet që të përmbyllen procedurat nga thesari për tu bërë kalimi. Por punonjësit do të duhet të presin edhe disa ditë që kjo llogari të bëhet aktive. Në fakt është folur gjithnjë për çështjen e përplasjeve që kanë patur bashkitë me kryetar të partisë që nuk janë pjesë e qeverisë.

 

Aq më tepër që Bashkia Shkodër u bë objekt i një sage politike ku pushteti lokal sapo kaloi në duart e së majtës, kryetari i zgjedhur pa rivalë u detyrua të japë dorëheqjen për shkak se rezultonte i dënuar. Sërish bashkia u kthye tek Voltana Ademi, e për pasojë edhe tek Partia Demokratike.

 

Shkodra është bashkia që ankohet, po kjo dukuri mund të ketë ndodhur edhe me bashkia po sektorë të tjerë, por që e kanë të pamundur të ankohen publikisht për vonesën e pagave.

 

Vonesa e pagave tashmë është një dukuri shqetësuese në të gjithë vendin, kryesisht atje ku kemi të bëjmë me pronar privat që mbështetën nga aktorë shtetëror!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...