Patozi zbulon skenaret Rama-Basha/ “Duan të asgjësojnë LSI-në”

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë një deklaratë të fortë për marrëveshjet e bëra mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

 

Patozi tha se dy partitë më të mëdha i kanë bërë marrëveshjet me qëllim që të asgjësojnë LSI-në, por pretendon se kjo e fundit ka mbijetuar për shkak të krizës politike.

 

“LSI-ja ka qenë në një farë mënyrë targeti i marrëveshjeve edhe në 2008 edhe në 2017. Target nga të dy palët.

Ndryshimet kushtetuese kishin parasysh asgjësimin e LSI-së, por mesa duket kjo periudhë i ka shërbyer për të përfituar, ndaj dhe Kryemadhi është përshtatur me statukuonë dhe është ulur krah Bashës”, theksoi politikani.

Patozi tha më tej se në tryezën e Reformës Zgjedhore nuk shikon asgjë dhe pretendon se nuk do ketë sukses./ CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...