Një qytezë në Itali ka nxjerrë në shitje shtëpitë për vetëm 1 euro për të tërhequr njerëz që të zhvendosen aty. Bëhet fjalë për Bisaccia e cila ndodhet në rajonin jugor të Campania e cila ka nxjerrë 90 banesa për shitje vetëm për 1 euro.

 

Pavarësisht se është një ofertë tunduese, këto ndërtesa kanë nevojë për një rinovim në pjesën e brendshme të tyre, shpenzime që duhet t’i marrin përsipër vetë qytetarët. Bisaccia është prekur nga emigracioni dhe nga një seri tërmetesh në vitin 1980, gjë që e ka lënë qytezën thuajse bosh.

 

“Kemi të bëjmë me një situatë të vështirë këtu. Ndërtesat në shitje janë të vendosura në një pjesë të qytezës. Prandaj ne mirëpresim familjarë, shokë dhe investitorë që të mbildhen sëbashku dhe të zhvendosen këtu,” – shprehet zëvendës bashkiaku i Bisaccias për CNN.

 

Francesco Tartaglia gjithashtu tregon se të gjithë blerësit nuk do të kenë probleme me dokumentet e pronësisë nga palë të treta.

 

Kjo nuk është hera e parë që një qytezë në Itali të trondisë tregun imobiliar duke nxjerrë në shitje shtëpi për vetëm 1 euro me qëllim gjallërimin e vendit me njerëz.