Furgoni vs Lamborghini në garë, nuk do ta besoni se kush fiton

Një shofer transit me furgon kishte vendosur që automjetin e vet ta vërë përballë një super-makine në tri palë semaforësh, ndërsa ajo çka pasoi ishte shumë zbavitëse.

 

Vozitësi i vendosur, të cilin po e filmonte pasagjeri i tij, e gjeti veten prapa një Lamborgjini me ngjyrë të gjelbër derisa udhëtonte përgjatë një rruge kryesore. Duke iu afruar semaforëve të parë, Lamborgjini u zh duk nga pamja e furgonit në momentin kur u ndez semafori i gjelbër.

 

Në semaforin e dytë, shoferi i furgonit ishte paksa më i përgatitur, por lambo prapë ia doli t’i ikte me pak përpjekje. Por ishte hera e tretë më fat kur, falë pak ndihme nga vozitësit tjerë, shoferi i Lamborgjinit e gjeti veten të ng ecur pas një automjeti tjetër, duke ia mundësuar shoferit të furgonit ta rrisë shpejtësinë dhe t’i ikë atij.

 

Edhe shoferi edhe udhëtari i tij dëgjohet duke brohoritur teksa i ikën Lamborgjinit: “Ia doli, ia doli!” Shoferi dëgjohet tek thotë: “Kjo po që ishte argëtuese! Klas më ndryshe. Nuk mund ta mposhtesh furgonin! Nuk mund ta mposhtësh furgonin!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...