RRUGA E THETHIT, BANORËT TË RREZIKUAR NGA SHKËMBINJTË

Shkëmbinjtë në rrugën e Thethit rrezikojnë të rrëshqasin gjë e cila mund të shkaktojë ndonjë tragjedi.

Ndërprerja e punimeve në rrugën e Thethit ka sjellë reagimin e banorëve të Dukagjinit. Një banor i zonës ka dërguar disa video dhe foto pranë redaksisë së Star Plus ku thotë se firma është larguar prej disa muajsh duke lënë pas rrezikun që po i kanoset banorëve.

Bëhet fjalë për shkëmbinjtë malor të cilët qëndrojnë pa asnjë kusht sigurie. Firma pasi ka bërë minosjen e pjesës së malit për zgjerimin e rrugës është mjaftuar me aq dhe pas pak ditësh është larguar sëbashku me makineritë.

Sipas banorëve shkëmbinjtë dhe gurët rrezikojnë nga çasti në çast që të shkëputen nga mali dhe kjo mund të sjellë ndonjë ngjarje të padëshiruar sepse aty kalojnë çdo ditë fouristradat e banorëve por edhe mjete të tjera me turistë apo që bëjnë transport udhëtarësh.

Sipas banorëve firma e cila ka marrë përsipër rikonstruskionin e rrugës së Thethit nuk po merr masa ndonëse i kanë bërë thirrje në emër të gjithë banorëve. Një ditë më parë gjatë analizës së punës në Shkodër Kreu i administratës së zonave të mbrojtura Zamir Dedej foli për rrugën e Thethit ku tha se punimet për rikonstruksionin e saj pritet të fillojnë në pranverë.

Punimet në rrugën Qafë Thore – Theth nisën fillimisht në muajin Gusht, por janë bllokuar që në ditët e para të punës për të rifilluar sërish dhe për t’u ndërprerë për të dytën herë ndërsa që nga ajo kohë dhe deri më tani akush nuk shihet duke punuar. Një arsye është edhe prania e borës gjatë muajve të dimrit që e bën të pamundur vazhdimin e punimeve.

Studimi për rrugën Qafë Thore-Theth është bërë nga Banka Botërore ndërsa financimin e jep Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për momentin ajo që mbetet shqetësuese janë këto shkëmbinj të cilët mund të bien nga momenti në moment ndërsa banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë që dikush të ndërhyjë sa më parë për të gjetur një zgjidhje duke qenë se sa herë që kalojnë janë të pasigurtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...