Pikaset shtëpia e prostitutave në Bruksel/ I vëllai nuk dukej kund, motra shqiptare drejtonte ‘biznesin’ si krahu i djathë. Vajzat i kërkonin me reklama në internet

Gjykata e Walloon Brabant dënoi të Mërkurën me 20 muaj burg për shfrytëzimin e një shtëpie prostitucioni, një grua nga Portugalia. ‘Togat e zeza’ gjithashtu urdhëruan konfiskimin e 50,000 eurove ndaj saj dhe privimin e të drejtave të saj civile e politike për 5 vite.

Si u pikas rrjeti

Policia pikasi disa reklama në faqe internet, ku kërkoheshin edhe kolege të tjera për t’u rekrutuar në shtëpinë në Wavre.

Një prostitutë e identifikuar

Edhe pse e dënuara nuk u gjet në shtëpi gjatë kontrollit të Policisë, një tjetër u ndalua. E reja prostituonte veten dhe gjithashtu luante rolin e krahut të djathtë të shefit. Ajo ishte mota e tij dhe drejtonte në mirëbesim të plotë shtëpinë për t’i dërguar më pas “shefit” 50% të të ardhurave të vajzave.

Gjatë seancës plenare, prostituta tregoi rrugëtimin e saj të vështirë. Ajo ishte martuar në Shqipëri, dhe më pas u detyrua të prostituojë në Itali dhe më pas në Amsterdam, përpara se të kthehej në Bruksel ku edhe punoi për 13 muaj në shtëpinë në Wavre.

(k.m/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...