Modelja dhe këngëtarja shqiptare janë motra dhe nuk e dinit

Njëra modele, tjetra këngëtare, nuk kanë shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën, por Amina dhe Elia janë motra. Këtë fakt shumë njerëz nuk e dinë sepse vajzat nuk janë shfaqur kurrë bashkë. Sot ka qenë hera e parë kur Amina dhe Elia janë shfaqur bashkë në ekran.

Modelja Amina Shena dhe këngëtarja Elia Shena ishin të ftuara në “Ftesë në 5”, ku treguan më shumë për jetën e tyre private dhe marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën.

Elia tregoi se ndonëse është motra më e vogël ka qenë më e shkathët dhe më e guximshme se Amina, madje shpesh herë i dilte në mbrojtje së motrës në fëmijëri. Ndërsa Amina tregoi se ajo vetë është tip më i qetë.

Sot dy motrat janë nëna, Elia ka një vajzë ndërsa Amina një djalë nga martesa me reperin Lazy.

Elia u bë e famshme vite më parë në “Kënga Magjike” ndërsa sot synon të bëhet producente muzikore.

Ndërsa Amina u bë e njohur nga ngjashmëria me Marilyn Monroe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...