Në ç’fazë është procesi i ish-truprojes së Sali Berishës dhe cilat janë dosjet më të nxehta që janë në SPAK dhe që e rrezikojnë si asnjëherë ish-presidentin. Cili ishte objektivi natën që u vr a Azem Hajdari dhe gra bitja e bujshme e Bankës së Shkodrës në 16 mars 1997. Çfarë di Izeti për grabitjen e arit në tunelin e Krrabës dhe për kri me të tjera…

– Avokat, në cilën fazë është çështja e klientit tuaj, të pandehurit Izet Haxhia dhe a jeni optimist në një përfundim pozitiv të këtij procesi që tashmë po kthehet në legjendë?

– Po, unë jam shumë optimist në përfundim të këtij procesi që ju me të drejtë e cilësoni si “legjendë”, pasi po mbush gati një çerek shekulli dhe është i mbështjellë me aq shumë enigma dhe mister. Unë jam optimist, pasi jam i bindur në pafajësinë e Izetit dhe në fajësinë e atyre që Izeti i akuzon drejtpërdrejt. Dhe i akuzuari kryesor prej Izetit është Sali Berisha me një mal krimesh mbi supe dhe i pandëshkuar asnjëherë nga drejtësia shqiptare deri më sot e kapur nga falanga e Berishës. Kësaj situate po i vjen fundi…

– Si po i vjen fundi? – Janë një sërë provash dhe faktesh të pakundërshtueshme që e vërtetojnë këtë. Pas 14 seancash pyetje dhe deklarime para hetuesve të BKH, të cilët veprojnë në kuadrin e SPAK, Izet Haxhiaj, ish truproja kryesore e ish Presidentit të Republikës Sali Berisha përfundoi deponimet e tij për të 27 akuzat e rënda që i bënë ish Shefit të tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në kuadrin e një grupi të strukturuar kri minal. Për çdo akuzë është formësuar një dosje përkatëse. Deklarimet e Izet Haxhisë dhe provat e paraqitura prej tij tashmë i kanë kaluar SPAK, i cili ka regjistruar procedimin penal kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në kuadrin e grupit të strukturuar kri minal.

– Ju mendoni se SPAK do të jetë në gjendje të provojë përgjegjësinë dhe fajësinë e Berishës, sipas dëshmive të Izetit? – Dëshmitë e Izetit janë prova të gjalla dhe të pakontestueshme. Është përgjegjësia e gjykatave të mëprashme që nuk i kanë marrë në konsideratë ato. Izeti dhe unë si avokat i tij jemi besimplotë në rigjykimin që do t’i bëhet kësaj çështjeje që mendoj se do të trondisë opinionin shqiptar. SPAK ka marr të gatshme prej ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda një numër të konsiderueshëm dosjesh penale, të cilat i ka tashmë në kompetencë sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa dosja penale me kallëzues Izet Haxhinë, kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij është i procedim penal i regjistruar pas fillimit të punës së SPAK. Ua them me përgjegjësi të plotë se Berishën e “va rros” përfundimisht kujtesa brilante e Izet Haxhisë që janë dëshmi në dorë të parë nga njeriu që di më shumë se çdokush tjetër për krimet e ish-shefit të tij.

– Dihet që thelbi i çështjes së Izetit është akuza që i bëhet atij për pjesëmarrje në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari dhe për të cilën është dë nuar në mungesë me 25 vite bu rg. Mendoj se kjo është “patatja” më e nxehtë në këtë proces, apo jo?Natyrisht që kjo është “patatja”më e nxehtë. Vrasja e Azem Hajdarit ka mbartur për 22 vjet me radhë shumë enigma dhe mistere. Dëshmia e Izetit jo vetëm që heq misterin dhe zbërthen enigmat, por edhe që vërteton se përgjegjësi kryesor për këtë vrasje të rëndë është Sali Berisha. Në gjyq do të sillen fakte dhe dëshmi të reja të pakontestueshme.

Atëherë pse dënimin e Saliut duhet ta vuajë Izeti? Mendoj se SPAK-u do të japë drejtësi për këtë ngjarje,duke e zbardhur përfundimisht atë, por edhe për një sërë dosjesh të tjera… Më pyesin shumë njerëz se a ka prova Izet Haxhia kundër Berishës apo janë thjeshtë fjalë dhe histori. Ua kam thënë dhe po e përsëris: Deponimet që ka bërë nuk janë përralla, por në rast se i thua se akuzon ish-presidentin sepse ka qenë frymëzuesi dhe ka marrë masa organizative dhe njerëz konkret si të ekzekutohej Skënder Gjinueshin, Sabit Brokaj, Arben Imamin dhe Shaban Meminë, ku u mor urdhri, do të zihej prita, është i detyruar të thotë detaje dhe të japë prova. Bëhet fjalë për ngjarjet e 1997.

Para se të vinte në pushtet PS-ja dhe aleatët e saj. Akuza do prova dhe fakte që të bëhet lidhja e zinxhirit. Ja për shembull në vrasjen e Hajdarit ai thotë se nuk kam lidhje, por ne i thamë se kjo është një fjalë dhe na jep prova dhe nxorëm 53 dëshmitarë që do të japin shpjegimet dhe do të vërtetojnë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Por ku ka qenë Izeti në 12 shtator të 1998? Në Tiranë. Ajo vr asje ka qenë rastësore dhe nuk ka pasur qëllim të vr isnin Azem Hajdarin.

– Po cili ishte objektivi? Për cilin u bë “bedel” Azemi? – Vr asja ishte organizuar për Berishën, ata kishin ardhur për Berishën dhe jo për Azem Hajdarin dhe organizimin e kishin bërë perfekt dhe njerëz të Berishës i përdorën dhe një ndër ata që përdorën ishte Izeti. Pasi vëllai i Fatmirit (Haklajt) e mbante gjithmonë Izetin dhe ia bëri të besueshme alibinë që i ngriti, pasi pak ditë përpara vëllai i Izetit u arrestua në Elbasan për ca armë. Kur ishin në burg Izeti i mbante me bukë të dy.

Fatmir Haklaj donte t’i jepte një kafe vëllait që e mbajte mirë dhe për këtë e morën një ditë para se të ndodhte vrasja dhe kanë qenë në lokal dhe kur është vrarë, Halili, Izeti kanë qenë në një lokal tjetër afër PD-së dhe në atë moment kanë ikur bashkë. Izeti nuk dinte gjë, se kush u v ra e morën me vete. Por ata e mbanin nga mbrapa për të mbuluar gjurmët e kr imit. Në shumë vepra që ai akuzon Berishën ai ka qenë edhe bashkëpunëtor por e ka marrë këtë përgjegjësi.

– Mund të na thoni se cilat janë disa nga këto dosje? – Po, janë dosje po aq të nxehta, si ajo e vrasjes së Azemit dhe që e “varrosin” përfundimisht Sali Berishën. Po ju tregoj vetëm disa nga këto dosje. Tre dosjet e fundit, të “kopsitura” me një numër të konsiderueshëm provash materiale, shkresore dhe me një numër të madh dëshmitarësh janë “Vjedhja e valutës në Bankën Kombëtare, Dega Shkodër”; “Vjedhja e Rezervave të Arit në Tunelet e Krrabës” dhe “Vrasja e Shkëlqim Haklajt” me urdhrin e drejtpërdrejtë të Sali Berishës prej bashkëpunëtorëve të tij”.

– A janë siguruar provat për këto dosje? – Natyrisht. Unë flas edhe në emër të klientit që mbroj, pra të Izet Haxhisë. Ekspertë të BKH në formim dhe të SPAK, pasi kanë marrë të shkruar dhe në audio 140 faqet kompjuterike të deklarimeve të Izet Haxhisë për kr imet e rënda të kryera nga Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në kuadrin e grupit të strukturar kri minal, kanë vlerësuar kujtesën brilante të Izet Haxhisë, duke theksuar se është pikërisht kjo kujtesë e cila do të “varros” përfundimisht Sali Berishën dhe grupin e tij të strukturar kri minal. Natyrisht që gjatë procesit, dosjet do të pasurohen me fakte dhe dëshmi të tjera.

– Ju përmendët pak më parë vjedhje e valutës në Bankën Kombëtare, dega Shkodër. Çfarë pohon Izeti për këtë ngjarje? – Në datën 16 mars 1997, ka deklaruar Izet Haxhiaj para hetuesve të BKH, e ka thirrur Sali Berisha atë dhe A.Ç, të Njësisë Speciale të SHIK, dhe i ka urdhëruar të shkonin në Shkodër, të gjenin drejtorin e degës së Bankës dhe të merrnin gjithë valutën që ishte aty. Izet Haxhiaj dhe A.Ç, pasi kanë marrë me vete edhe 16 persona të tjerë të Njësisë Speciale të SHIK, kanë hipur në 3 fuoristrada dhe një furgon të blinduara, kanë udhëtuar për në Shkodër. Drejtori i Degës së Bankës Shkodër ndodhej i fshehur në Kiras.

E kanë gjetur dhe i kanë komunikuar urdhrin e Berishës për të marrë valutën që ndodhej në bodrumin e Bankës. Ndërsa lekët që ndodheshin në kasaforta në katin e parë të Bankës ishin vjedhur, duke i thyer këto kasaforta. Morën me vete Drejtorin dhe shkuan në Degën e Bankës në Shkodër. Ai kishte me vete tre palë çelsa të ndryshëm, me anën e të cilëve i hapi dyertë dhe kasafortën që ndodheshin në bodrumin e Bankës dhe ku gjendej valuta. Pasi hapën kasafortën, morën në dorëzim me proces verbal 16 milion USD, 5 milion Marka Gjermane, 1 miliardë lireta italiane dhe një sasi më të vogël Paund anglez.

Pasi i ngarkuan në furgonin e blinduar, kanë mbërritur në Tiranë rreth orës 02.00 të mëngjesit. Urdhri i Berishës ishte që e gjithë valuta e kësaj Banke t’i dorëzohej Zëvëndës Guvernatores së Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjonit. Në orën 02.30′ të mëngjesit janë takuar me Elisabeta Gjonin në shtëpinë e saj dhe i kanë dorëzuar valutën, në shifrat e lartpërmendura.

– Mos ka ndonjë teprim në gjithë këtë histori, avokat? Sepse më ngjan si ato filmat që shikojmë në ekran me ban ditë dhe maf iozë që vje dhin banka. Si është e mundur të ketë dorë edhe kryetari i shtetit të asaj kohe në gjithë këtë histori dhe, si për ta plotësuar skenarin, futet edhe një femër në mes?

– Vërtet ashtu ngjan, si film horror. Por është një histori tërësisht e vërtetë. Është një skenar shqiptar me aktorë shqiptarë. Nuk ka asgjë të sajuar apo të stisur nga Izeti. Ngjarja ka ndodhur në datën 16 mars 1997, pra dhjetë ditë pasi Sali Berisha u zgjodh President për një mandat të dytë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, në një parlament të rrethuar me tanke dhe autoblinda. Izeti ka qenë vetë protagonist në ato ngjarje. Prandaj dhe është i besueshëm. Shqiptarët më duket se janë bindur që regjimi i Berishës ishte një regjim gangsterësh, ku krye-gangsteri ishe vetë Berisha. Si Arturo Ui në dramën e Bertolt Brehtit. Izet Haxhiaj ka deklaruar para hetuesve të SPAK se babai i Elisabeta Gjonit ishte punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe Berisha takohej shumë shpesh me të në shtëpinë e tij.

Pas pak ditësh që 16 milion USD, 5 milion Marka Gjermane, 1 miliardë lireta italiane dhe sasia e Paundve anglezë ju dorëzua Elisabeta Gjonit, doli lajmi në televizion, në radio dhe në gazeta se ishte vjedhur me thyerje prej “rebelëve” e gjithë valuta që ndodhej në Degën e Bankës në Shkodër. – Si është e mundur që një ngjarje kaq e rëndë të jetë fshirë nga kujtesa dhe sidomos nga hetimi i drejtësisë?

– Kjo është një histori tjetër e çuditshëm që po të bëhet film, do të duhen disa seri për ta përshkruar. Nuk janë gjë filmat serialë turq që jep Klani para këtyre ndodhive reale shqiptare dhe kaq të freskëta. Por ja që kështu ka ndodhur dhe ne nuk mund ta mohojmë. Ne kemi marrë përsipër ta pohojmë, të zbardhim të vërtetën dhe të ndëshkojmë fajtorët. Janë vj edhur paratë e popullit dhe fajtorët duhet të ndëshkohen. Në këtë kohë Elisabeta Gjoni u arratis në Amerikë. Kaluan vitet dhe … në vitin 2005 kur Sali Berisha u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë, Elisabeta Gjoni u emërua Anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë… A nuk meritojnë të hetohen këto ngjarje.

– Ju përmendët edhe vjedhjen e rezervave të arit në tunelet e Krrabës. Çfarë detajesh mund të na jepni për këtë dosje, gjithashtu të nxehtë?

– Edhe këtu ka vepruar i njëjti skenar si ai për Bankën e Shkodrës. Por këtu, në rastin e Krrabës përmasat e kr imit janë më të mëdha ku janë përfshirë edhe më shumë persona, por për këtë mendoj të flasim një herë tjetër. Le të presim edhe pak sa të fillojë procesi…

– Kur mendohet të fillojë procesi?

– Brenda pak javësh. Nga fundi i shkurtit apo fillimi i marsit. Ne pasi kemi patur durimin e mjaftueshëm për të pritur kaq vite, le të kemi durim edhe pak javë. Rëndësi ka që të zhvillohet një proces i rregullt dhe transparent dhe drejtësia të vihet në vend. Izeti duket i qetë dhe duket i sigurt në dhënien e drejtësisë.