Ardi Veliut: T’u hiqen telefonat efektivëve të policisë, kemi “Rrjedhje” informacioni

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë disa urdhëra të prera gjatë një takimi me drejtuesit, shefat e krimeve dhe të rendit në drejtorinë e Tiranës pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend.

Dosja.al mëson se Veliu ka dhënë urdhër që të hiqen telefonat e efektivëve të policisë gjatë shërbimit për të shmangur rrjedhjen e informacionit apo dekonspirimet.

Kjo do të thotë që disa kategori të strukturave të policisë, përfshirë ata që janë në terren nuk duhet të mbajnë telefonat me vete dhe se duhet t’i dorëzojnë para se të marrin shërbimin.

Ai ka theksuar se komunikimi gjatë punës do të bëhet vetëm me radio dore. Ndërsa urdhëri i dytë lidhet me agjentët e policisë, ku u është kërkuar që në fund të ditës të përpilojnë një procesverbal mbi rutinën,çfarë kanë kontrolluar dhe se kë kanë takuar.

Urdhërat:

1- Duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim, gjatë shërbimit dhe kryerjes së detyrave funksionale, komunikimi për arsye pune dhe shërbimi në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, nga drejtori i drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit dhe deri tek punonjësi i policisë me gradën më të ulët, të bëhet vetëm me radio dore.

2- Punonjësit e Policisë së patrullave të Përgjithshme, seksionit të forcës së posaçme, Shqiponjat, sektori i patrullës së përgjithshme “Motorrist”, si edhe njësitë operacionale të rendit publik, duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim gjatë kohës së punës dhe shërbimit në mënyrë kategorike nuk duhet të mbajë aparate celulare me vete.

3- Drejtuesit e punonjëve të policisë të këtyre shërbimive janë pëgjegjës për zbatimin e këtij detyrimi, duke ushtruar kontroll në vazhdimësi gjatë kryerjes së instruktazhit, si edhe për ushtrimin e kontrolleve gjatë orarit të punës dhe shërbimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...