Shkodër-Mesditën e sotme në Shkodër është shkrumbuar nga flakët një furgon në pronësi të Pjerin Naçajt. Mësohet se në momentin që është përfshirë nga flakët, automjeti ka qenë i parkuar pranë një lavazhi tek zona e njohur si kolaudimi.

Pronari i mjetit dyshon se ngjarja ka qenë e qëllimshme, pasi mjeti nuk ka pasur asnjë defekt. Naçaj është shprehur se nuk konflikte me njeri, ndërsa furgonin e përdorte për furnizim mallrash, pasi kishte një biznes të vogël.

“E lashë furgonin te lavazhi, dhe iu thashe këtyre djelmoshave që të ma lanin. Shkova në spital se kisha një problem me sytë, dhe kur u ktheva e gjeta mjetin të shkrumbuar.

Nuk e di për Zotin, dhe herë tjetër e kam lënë këtu furgonin, s’ka pasur defekte, ka qenë në gjendje normale pune. Dyshoj se është e qëllimshme”, shprehet Naçaj.