Lulzim Basha i shkroi një letër kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç në kuadër të marrjes së drejtimit të presidencës të Bashkimit Europian.

Basha i kujton atij se nëntorin e kaluar e ka takuar se në atë takim i ka dhënë edhe mbështetje. Lideri i opozitës siguroi se ai dhe opozita në Shqipëri do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar procesin e integrimit europian.

“Presidenca kroate e BE, është një arritje të cilën ne, në Shqipëri, e vlerësojmë shumë, ashtu si edhe rajoni. Kam bindjen e plotë se nën drejtimin tuaj të Presidencës, proceset integruese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të avancojnë edhe më tej. “– thekson zoti Basha në letrën e tij.

“Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më keni shprehur për Shqipërinë gjatë takimit që patëm Nëntorin e shkuar.– vë në dukje kreu i opozitës, duke e garantuar kryeministrin e kroacisë për rolin e PD dhe opozotës në integrimin e vendit. “Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse dhe shtysë për mua që të bëj çdo gjë që mundem në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE, pa vonesa të mëtejshme, siç përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut.

Edhe pse marrja e Presidencës Kroate po ndodh në momente sfiduese, jam i bindur se ju do t’i përmbushni prioritetet duke qenë edhe njëherë një shembull i shkelqyer për ne”.- mbyll letrën e tij kreu i opozitës.