Kur bini në dashuri, mund të merrni edhe vendime të këqija.

Është zbuluar se kur një person është i dashuruar, gjykimi i tyre mjegullohet dhe ata nuk janë në gjendje të mendojnë drejt. Nga ana tjetër, nënat duke qenë se kanë një lidhje të ngushtë me vajzat e tyre, e dinë se kur fëmija i tyre është në rrezik.

Në vend që të grindeni, përpiquni të mendoni nga këndvështrimi i saj

Ajo ju solli në jetë, ju ka rritur me të gjitha të mirat (aq sa ka pasur mundësi ajo) dhe nënat sigurisht që duan më të mirën për fëmijët e tyre. Ajo ka frikë se nëse përfundoni me dikë jo të mirë, kjo gjë do t’jua thejë zemrën dhe prandaj, ajo dëshiron që t’ju mbrojë.

Instinkti i një nëne është jashtëzakonisht i fuqishëm

Nëse ajo thotë se ka një parandjenjë të keqe, mund të jetë duke folur edhe instikti i nënës, i cili shumicën e kohës është i saktë. Për më tepër, mbani mend se edhe nëna juaj ishte dikur një vajzë e re. Ajo e ka kaluar përpara jush këtë periudhë dhe nuk dëshiron që ju të vuani.

Ajo mendon se ju meritoni më shumë

Për një nënë, fëmija i saj është njeriu më i çmuar në botë. Ju ndoshta nuk e dini vlerën tuaj, por nëna e di sesa e mrekullueshme jeni. Arsyeja e mospranimit të partnerit tuaj mund të jetë fakti se ajo beson se meritoni më shumë. Nëse jeni të sigurt që i dashuri juaj ka të drejtë për ju, provoni të qetësoheni dhe t’i tregoni mamasë tuaj sesa i mrekullueshëm është ai dhe sa të lumtur ju bën. Nëse edhe ajo e sheh këtë gjë, ajo nuk do të dojë asgjë tjetër përveç se ju të jeni të lumtur në jetën tuaj.