Ditën e sotme gjatë një fjalimi në mitingun që po mbante në Emilia Romana, lideri i Lega Nord, Matteo Salvini ka bërë një deklaratë të fortë për shqiptarët.

Politikani i djathtë është shprehur se të gjithë shqiptarët që kanë dokumente të rregullta janë vëllezërit dhe motrat e tij, teksa në turmë valëvitej flamuri kuq e zi.

Ai është shprehur:

Shikoni sa bukur, krahas flamurit trengjyrësh, është flamuri i Lega dhe flamuri shqiptar. Shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në Itali janë vëllezërit dhe motrat e mi.”
Salvini, njihet për temperamentin e tij shpërthyes dhe për deklaratat e fuqishme për emigrantët shqiptarë, për të cilat u kthye në një figurë tejet të ur ryer. Mos harrojmë këtu edhe kërcënimet në letra pas këtyre deklaratave të bujshme.

Gjithsesi duket se Salvini ka kthyer faqe, pasi menjëherë pas kësaj, ai u shfaq në foto duke bërë shqiponjën me dy duar dhe tani vjen me këtë lëvizje të re gjatë mitingut të partisë së tij.