Një 36-vjeçar shqiptar, me banim në provincën e Cuneo, u gjet i pajetë të dielën, 19 janar 2020,
përgjatë rrugës provinciale që të çon nga Stupinigi për në Orbasano, në lokalitetin Stupinigi di Nichelino. Franko Gjinaj u gjet pa shenja jete nga disa shoferë të rastit që kaluan në atë zonë rreth orës 03:30.
Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet. Nga një grumbullim i parë i fakteve, Gjinaj po kalonte rrugën kur është përpasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendngjarja. Komanda provinciale e karabinierëve ka vendosur pika kontrolli në të gjithë zonën metropolitane të Torinos për kapjen e autorit të aksidentit.
Franko Gjinaj ishte rezident i rregullt në Cuneo, ndërsa origjina e tij është nga M.Madhe, pikërisht nga Gruemira, thonë bashkëkombasit e tij që jetojnë e punojnë si ai në Itali.