SHKODRANËT “ZBRESIN” NË KOLASHIN NË KËTË FILLIM VIT

Mungesa e një piste skish në Shkodër ose alpet ka bërë që një numër i konsiderueshëm qytetarësh nga Shkodra t’i drejtohen pikës turistike të Kolashinit në Malin e Zi.

Nga viti në vit ajo qytezë e vogël malore në shtetin fqinj vetëm për faktin se ka një pistë skish vetëm 10 kilometër larg qytetit është kthyer në të preferuarën jo vetëm të shkodranëve por edhe atyre nga qytete të tjera.

Nje vend i cili me shume degjon duke komunikuar gjuhen shqipe se sa ate vendase.

Të organizuar përmes agjencive turistike por edhe me mjetet e tyre kanë zgjedhur që dy ditët e para të vitit t’i kalojnë në Kolashin. Qyteza e vogël ende me ndërtesa jo shumë të mëdha dhe stilin e mbartur të sistemit kmonist të paktën në 5 vitet e fundit ka njohur një zhvillim të madh sa i përket turizmit dimëror.

Shkodranët janë dyndur atje bashkë me shumë nga qytete të tjera për shkak jo vetëm të afërsisë por edhe se gjejnë pothuajse gjithçka. Përveç dy resorteve më të njohura, vendasit në Kolashin shtëpitë e tyre të vogla apo ndërtesat 2-3 katëshe i kanë liruar duke i kthyer në hotele për të mirëpritur turistët shqiptar dhe jo vetëm.

Ata që pëlqejnë borën, gjirot në teleferik apo edhe të bërit ski i gjejnë vetëm 10 kilometër larg qytetit. Pasi kalojnë gjysmën e ditës atje, pjesën tjetër të kohës e kalojnë në qytezën e vogël e cila është e mbushur me lokale të ndryshme.

Në fakt në Shkodër mundësitë për të bërë diçka të ngjashme e pse jo shumë më të bukur dhe fitimprurëse janë më të mëdha.

Duke nisur që nga Kelmendi në Malësinë e Madhe për të vijuar me Razmën dhe alept e mrekullueshme në njësitë e Dukagjinit pa harruar edhe Pukën.

Pavarësisht se kanë kaluar 28 vite nga rënia e komunizmit ende shkodranët dhe qytetet afër pavarësisht se kanë të gjithë terrenin e përshtatshëm nuk e kanë mundësinë të përjetojnë adrenalinën e Kolashinit ndaj detyrohen të zgjedhin këtë të fundit duke i shpenzuar paratë përtej kufirit.

Kjo dyndje e shkodranëve është vënë re edhe në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit e cila lidh dy shtetet me radhë të gjata në dy ditët e para të vitit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...