Magjitë dhe misteret e liqenit të Pogradecit

Liqeni i Pogradecit (Ohrit), shtrihet në jug-lindje të vendit tonë dhe përfaqëson një pellg ujor me origjinë tektonike. Ky liqen është një nga liqenet më të bukur në botë dhe më i bukuri i të gjithë liqeneve të gadishullit të Ballkanit. Në ujët e tij të kulluar mund të shquhen sendet në një thellësi prej rreth 20 metrash. Qartësia e madhe i detyrohet zhvillimit të paktë të mikroorganizmave, përbërjes së fundit të ujit dhe thellësisë. Nga larg, ujët e liqenit duket i shumëngjyrshëm.

Forma vezake, brigjet e rregullta dhe me dy gadishuj të vegjël (njëri në bregun lindor, gadishulli shkëmbor i Ohrit dhe tjetri në bregun perendimor, gadishulli i Linit), malet që e rrethojnë (nga perëndimi: malet e Mokrës, që janë pjesërisht të mbuluara me drurë dhe zbresin ëmbël dhe nga lindja, malet e xhveshura – Galicica (Maqedoni), Mali i Thatë që bie thikë mbi të, fushat që gjenden në veri, si fusha e Strugës dhe në jug ajo c Starovës, që lë gjitha këto i japin liqenit një bukuri lë jashtëzakonshme.

Liqeni i Pogradecit ka një gjatësi prej mëse 30 km dhe një gjerësi mesatare prej 10 km. Sipërfaqja e tij është 367 km’ dhe thellësia më e madhe 286 m, ndërsa thellësia mesatare 145 m. Perimetri i liqenit është XI km. Faqja e ujit të liqenit është 695 m mbi nivelin e detit. Niveli i liqenit nuk pëson ndryshime lë mëdha.

Rritja më e madhe e nivelit të liqenit koincidon me reshjet më të dendura të tetor- nëntorit dhe ato të pranverës. Nga kjo del se, vëllimi i ujit të liqenit që llogaritet të jetë 39.4 km është deri diku konstant. Kjo vjen nga shkaku i burimeve të shumta lë nëntokës dhe mbi tokës me karakter të përhershëm. Vëllimi i ujit që sjellin afluentët si Drini (Shën Naum), Voloreka në Tushemishl dhe burimet ose lumenjtë e tjerë lë Tushemishtit, Pogradecit,

Piskupatit, Hudënishtit etj., nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe. Debiti mesatar i tyre nuk i kalon të 13 metër kub në sek, kurse derdhja në grykën e Strugës (dalja e Drinit) është mjaft më e madhe. Kjo do të thotë se liqeni ushqehet nga burime të nëndheshme të rëndësishme, që pikënisjen mund ta kenë tek liqeni i Prespës. Vetë fakti i inkubacionit dhe eklozionit të vezëve të koranit (Salmo letnica Kar) dhe belushkës (Salmo thymus ohridanus- Steind) brenda në liqen, vërtetojnë se në vende të ndryshme, në fundin e pellgut, ndodhen burime uji të ftohtë.

Temperatura e ujit në sipërfaqe karakterizohet prej luhatjesh stinore të rëndësishme që vërtiten nga 7-22°C, ndërsa sa më thellë që të zbresim aq më të vogla bëhen luhatjet. Nga pikëpamja biologjike, niveli i ujit me ndryshime te parëndësishme ka të mirat dhe të metat e tij. Në kohën ë lëshimit të vezëve, shumë peshq si krapi, skobuzi, kleni, pllashica etj. kanë nevojë per terren të përmbytur rishtas,

pra për ngritje të përkohshme lë nivelit të ujit. Megjithëse koha e rrahjes, inkubimit dhe periudhës së parë postlarvare, nuk është e gjatë tek peshqit e familjes Cyprinidae – zbritja e menjëhershme e nivelit dëmton mjaft një numër të madh vezësh ose alevinësh, pse nuk u len kohë këtyre të fundit që të tërhiqen në thellësi. Në liqenin e Pogradecit nuk ndeshemi me favorin e parë, por as edhe me rrezikun e faktorit të dytë. Si rezultat i ambientimit në kushte të veçanta, të gjithë peshqit e këtij pellgu riprodhohen normalisht pa dëmtuar fondin rezervë

Nga pikëpamja.kimike uji i liqenit dhe i burimeve të tij paraqitet i mirë, me reaksion alkalin (pH = 7.1- 7.6) Sipas pasqyrës së Ëeisner, ky koncentrim jonesh hidrogjeni (pH 7.1 – 7.6) i përgjigjet “ujit me cilësi shumë të mirë” përsa i përket rritjes natyrore ose artificiale të peshqve.

Studimi i ihtiofaunës së liqenit të Pogradecit paraqet një rëndësi të veçantë, për faktin se 70% e llojeve të peshqve që jetojnë në këtë liqen janë endemikë. Kjo gjë ka bërë që të tërhiqet vëmendja e një vargu ihtiologësh dhe natyralistësh nga vende të ndryshme, duke filluar që nga shekulli i kaluar. Shkrimet e para i kemi nga Hekel dhe Kner (1859) dhe më vonë kanë shkruar Steindachner (1892), Doflein (1912), Drenski (1922), Karaman (1924), Stankoviç, Petit dhe Vladicov (1930), Jakovleviç etj.

Mikrofauna (zooplanktoni) përbëhet prej mikroorganizmash që notojnë në masën e ujit. Numri i specieve duhet të jetë i kufizuar, kurse ai i inividëve duhet të jetë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo shpjegohet me praninë e tufave të mëdha të pllashicave që rrojnë në liqen dhe që ushqehen kryesisht mc mikroorganizma.

Fauna e fundit (beutis) përfaqësohet nga disa specie moluskesh, krustacesh, inscktcsli (larva) dhe krimbash.

Flora nuk është shumë e zhvilluar në liqen. Më e zhvilluar është resmja dhe në zonal që e kanë fundin me ballë zhvillohcn një varg bimësh. Në përgjithësi zhvillimi i florës së ujit në liqenin e Pogradecit paraqitet i dobët, këtë e fakton dhe rritja me ritëm të ngadalshëm e pisës (Scardinius erithrophtalmus scardapha), peshk tipik herbivor.
Nga të 17 – 18 speciet dhe nënspeciet që formojnë ihliolaunën e liqenit të Pogradecit, siç thamë edhe më lart, më tepër se gjysma janë endemikë.

Speciet tipike
Në këtë liqen nuk takohen speciet tipike të gjinive Corregonus, Percidae dhe Lotta që takohen në liqenet malore lë Europës.

Peshqit e liqenit janë: I. Familja Salmonidae
1. Salmo letnica – Kar, Korani.
2. Salmo thymus ohridanus – Steind, Belushka.
3. Salmo letnica lumi – Poljakov, Korani i lumit. H. Familja Cvprinidae
4. Cyprinus carpio – L, Krapi. 5-6. Chondrostoma nasus ohridanus – Kar, Skobuzi, Skobuzi i lumit.

7. Barbus merdionalis petenyi – Heck, Mërena.
8. Leuciscus cephalus albus – Bp, Kleni.
9. Scardinius erthrophtalmus scardafa – Vlad. et Petit, Pisa.
10. Rutilus rubilio ohridanus – Kar, Gurneci.
11. Gobio gobio ohridana – Kar, Mërenka.
12. Alburnus albidus alborella – Fil, Pllashica.
13. Alburnoides bipunktatus ohridanus – Kar, Barkgjëra.
14. Ph ox in us p/toxin us – L.
15. Phoxinellus minutus – Kar.

III. Familia Corbitidae.
16. Nemachilus barbatulus sturanyi – Steind, Mërenka e egër.
17. Corbitis taenia ohridana – Kar.
IV. Familia Anguillidae.
18. Anguilla anguilla – L, Ngjala.

Nga të gjithë këta peshq më të dëgjuar dhe më të shijshëm janë përfaqësuesit e familjes Salmonidae d.m.th. koranët. Sistematika e koranëve është mjaft e vështirë dhe e pa pasqyruar akoma krejtësisht, për shkak të afrimit shumë të madh që kanë përfaqësuesit e kësaj familje. Veçanërisht e vështirë qëndron puna me koranët e liqenit të Pogradecit meqënëse ky grup peshqish ka dhënë tek ne një numër formash që kanë lidhje me kushtet e jetesës, me moshën dhe seksin. Veç kësaj, formimi i lehtë i hibrideve e vështirëson akoma më shumë studimin e këtyre peshqve, por nga ana tjetër, ky studim është i rëndësishëm dhe interesant jo vetëm nga ana ekonomike dhe biologjike, por edhe nga pikpamja zoogjeografike. Natyra shumë e ndryshme në vendin tonë, qenia jashtë basenëve lë lumenjve të mëdhenj të

Evropës, si dhe një varg faktorësh të tjerë, ka bërë që të gjenden në liqenin c Pogradecit një numër speciesh dhe subspeciesh peshqish endemikë. Prania e gjinisë endemike Salmothymus dhc e specieve dhe subspecieve të tjera endemik e shtyu akademikun Berg, që të ndajë Dalmacinë, Shqipërinë dhe pjesën verire të Greqisë në një krahinë zoogjeografike më vehte. Siç thamë edhe më lart, më të rëndësishëm nga pikpamja ushqimore dhe më interesant nga pikëpamja biologjike janë përfaqësuesit e families Salmonoide, prandaj do të flasim, më me hollësi, kryesisht për këta peshq.

Korani
Korani (Salmo letnica – Kar). Korani dallohet nga llojet e tjera të troftave që jetojnë në rrjedhën e sipërme të lumenjve të vendit tonë dhe në liqenin e Shkodrës ngaqë pendët çifte i ka pak më të gjata. pendët teke pak më të ulëta, trungun e bishtit më lë lartë, në velëzën e parë ka një numër më të madh gjembash valëzorë mësipërme, korani dallohet nga troftat e tjera të vendit tonë edhe nga veçori biologjike, meqë rreh vetëm në liqen dhe më më fund nga përhapja zoogjeografike, pasi takohet vetëm në qytetin e Pogradecit.

Lenicat
Lenicat arrijnë pjekurinë seksuale jo më parë se në moshën 6 vjeç, kurse koranët në moshën 4 vjeç. dhe në ndonjë rast edhe në moshën 3 vjeç. Rrahja nuk bëhet në largësi nga bregu dhe ngjet në një thellësi jo shumë lë madhe me fund zalli shkëmbor, në vende ku ka burime, në një kohë kur temperatura e ujit në breg është 7-8° C. Rrahja fillon në dhjetor dhe mbaron në mars, duke pasur intensitetin më të madh në janar.

Pjelloria mesatare është prej 2000- 2500 vezë për një kg peshë të trupit. Vezët kanë ngjyrë të portokalltë, formë sferike me diametër 3.7-5.2 mm. Mishi i meshkujve dhe i femrave që kanë arritur pjekurinë seksuale është i bardhë ose me ngjyrë lehtësisht trëndafili. Në kohën e lëshimit të vezëve mishi është i bardhë dhe jo aq i shijshëm sa në verë. Ushqimi i koranit është i ndryshëm. Në fillim të vegjlit ushqehen me krustace inferiore dhe më vonë me larva insektcsh dhe molusqe të vegjël. Pas pjekurisë seksuale, sidomos në moshën 5-6 vjeç, korani bëhet grabitqar. Prej kësaj kohe fillon të ushqehet me peshq të vegjël si me mërenka, pllashica, gurnecka, invertebrorë të ndryshëm, duke mos përbuzur as vezët e progeniturës së vet. Ritmi i rritjes në fillim është i ngadalshëm por më vonë bëhet më i shpejtë.

Stërf
Gjatë një pjese të mirë të vitit, takohet një “lloj” që peshkatarët vendas e quajnë stërf, i cili nuk ka organet e riprodhimit të zhvilluara dhe nuk arrin gjatësi të madhe. Në mbarim të dimrit dhe në fillim të pranverës, veç stërfit takohet edhe jekna, edhe kjo me organet e riprodhimit të pazhvilluara, kurse në verë, pjesa më e madhe e peshkimit në koran i takon jeknës së verës, e vila gjithashtu nuk i ka të zhvilluara organet e riprodhimit. Dallimet kryesore të jashtme që e ndajnë stërfin, jeknën dhe jeknën e verës nga lenica janë: ngjyra e trupit më e hapët (që është e argjendë e shkëlqyer), ka më pak të zeza e të kuqe, luspat nuk kapen fort në lëkurë, kështu që bien pjesërisht gjatë transportimit.

Mishi ka ngjyrë rozë të theksuar, është i yndyrshëm dhe shumë i shijshëm. Në moshën 4-5 vjeçare takohen kryesisht stërfa dhe belushka (koranë të vegjël). Në moshën 6 vjeçare takohen kryesisht koranë dhe jekna të verës dhe në moshën 7 vjeç e lart lakohen lenica, koranë, jekna. Duke u mbështetur në të dhënat e mësipërme mund të thuhet se femrat e reja me moshë 4-5 vjeç janë përfaqësuesit e formës që quhet stërf, femrat me moshë 6-7 vjeç që janë afër pjekurisë seksuale, janë përfaqësuesit e formës që quhet jeknë e verës. Besohet se nga majmëria, lenicës i degjenerohen organet seksuale dhe kalohet në sterilitet. Me ndryshimin fiziologjik ndryshon deri diku edhe biologjia.

Kështu në periudhën mars- prill tufa të konsiderueshme femrash (lenica sterile) i afrohen bregut.

Nga kjo del se steriliteti i lenicës me kalimin e moshës 9 vjeç e lart është i madh. Prania e një numri vertebrash lë ndërmjetshme tek disa stërfe në krahasim me belbicën dhe koranin ka bërë që disa të supozojnë se tek stërfi kemi të bëjmë më shumë me një hibrid. Lenica që porsa ka rrahur quhet skollomonicë. Korani rron zakonisht në thellësi 60-80 m. Migracionet e tij janë të parëndësishme. Bregut i afrohet për rrahje ose në kërkim të ushqimit. Si shumë peshq të tjerë edhe korani kthehet për t’u riprodhuar në vendin e lindjes.

Ky instikt inkurajon shtimin e rezervave të tij me anën e riprodhimit artificial. Në liqenin e Pogradecit takohet edhe korani dhe lenica e lumit (salmo letmca hum – Poljakov), i cili ka ngjyrë më të errët, trupin më të zgjatur, mishin më pak të shijshëm. Rreh në lumenjtë dhe përrenjtë që derdhen në liqen. Këtu, në thellësi të vogla prej rreth 15 cm lëshon vezët. Pas 2-3 muajsh jetë në lumë, larvat tërhiqen në liqen dhe kthehen përsëri në lumenj vetëm në kohën e riprodhimit, Nuk ka ndonjë rëndësi ekonomike pasi sasitë e peshkuara janë të parëndësishme. Rezervat e këtij peshku janë pakësuar nga peshkimi abuziv dhe nga kushtet e papërshtatëshme të riprodhimit.

Belbica
Një përfaqësues tjetër i familjes Salmonidae është belbica (Salmo thymus ohridamts – Steind). Ndryshon nga korani si nga madhësia ashtu edhe nga ngjyra. Gjinia Salmo thymus ka dy përfaqësues, belbicën (Salmothymus ohridcmus) që jeton vetëm në liqenin e Pogradecit dhe salmothymus brevicostris që takohet në ujrat e Dalmacisë. Ngjyra e belbicës është e çelët, e argjëndë. Pikat e kuqe janë të rralla, jo të dukshme mirë dhe nga ndonjë here i mungojnë fare. Mishi ka ngjyrë të bardhë pak si trëndafil. Rrahja fillon në dhjetor dhe mbaron në shkurt. Meshkujt arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 3 vjeçare, kurse femrat në moshën 4 vjeçare.

Belbica nuk është grabitqare. Ushqimi kryesor i saj janë inverlebrorët e ndryshëm. Megjithëse trupin e ka të vogël ajo preferohet për: mishin e saj të shijshëm. Në liqenin e Pogradecit takohen rrallë edhe forma lë tjera troftash, shumë rrallë, që në dukje ndryshojnë nga korani apo format e tjera të përshkruara më lart. Peshkatarët vendas i quajnë këto pllashicarka. Pllashicarkat janë të ngjashme me troftat e liqenit të Shkodrës d.m.th se nuk përjashtohet mundësia që trofta e liqenit të Shkodrës nëpërmjet Drinit të hyjë dhe në liqenin e Pogradecit. Karamani në monografinë e tij “Pisces Macedoniae” shkruan se në sistemin e Drinit jeton Trutta fario fario.

Ngjala
Një peshk tjetër interesant, sidomos përsa i takon biologjisë së tij është Ngjala. Siç dihet ngjala është një peshk me trup gjarpëror. Pas 4-7 vjet qëndrimi në ujin e ëmbël (d.m.th 6-9 vjet nga koha e lindjes) fillon tërheqja e ngjalave në det. Kjo tërheqje nëpërmjet lumenjve bëhet nga prilli në nëntor duke patur intensitetin më të madh në netët me shi të nëntorit dhe prillit.

Pas tërheqjes në det, gjatë rrugës i formohen produktet seksuale. Rrugën e bën duke shkuar gjithnjë në fund të detit deri 1000-2000 m thellësi dhe drejtohet në vendin e lëshimit të vezëve, në detin e Sargaseve (Oqeani Atlantik),’ midis ishujve Bermude dhe Bahamas. Lëshimi e vezëve bëhet në një thellësi 1000 m, temperaturë të ujit rreth 7°C dhe kripësi jo më të vogël se 3.5%.

Pas lëshimit të vezëve riprodhuese ngordhin. Larvat e dala nga veza ngrihen lart në shtresat sipërfaqësore të ujit dhe gjatë dy vjetëve shpërndahen nga rrymat detare në të gjithë Oqeanin Atlantik drejt brigjeve të Europës duke pësuar një metamorfozë të komplikuar dhe të gjatë. Leptocefalët e tejdukshëm (kështu quhet faza e zhvillimil të ngjalave në periudhën e lëvizjes së tyre nga vendi i lëshimit të vezëve drejt brigjeve të Europës) nuk u ngjasin fare ngjalave të rritura.

Pranë brigjeve të Europës, leptocefalët transformohen në ngjala të vogla të tejdukshme. Në këtë gjendje, me moshë tre vjeçare nga koha e lindjes, këto hyjnë në pjesën e poshtme të lumenjve ku fillojnë të ushqehen, rriten dhe të marrin gradualisht pamjen e ngjalave të rritura. Meshkujt qëndrojnë kryesisht në laguna dhe liqenet bregdetare, kurse femrat zakonisht ndjekin lumenjtë dhe shtyhen më në brendësi. Këto të fundit qëndrojnë në ujërat e ëmbla dhe arrijnë madhësi më të mëdha. Ngandonjëherë, ngjala futet në basenet ujore të izoluara nga deti, duke u zvarritur mbi tokë në distanca prej disa (4-5) km, kur toka është e lagësht. Ngjala është shumë rezistente jashtë ujit. Ajo mund të rrojë 24 orë e më shumë në diell. Peshqit e tjerë që takohen në liqenin e Pogradecit janë:

Krapi
Krapi(Cyprinus carpio). që takohet në të gjitha ujrat e ëmbla të vendit tonë dhe të Evropës. Në vitin 1952, krapi i liqenit të Pogradecit, sidomos individë të mëdhenj u prekën nga sëmundja hidropisia (murtaja e kuqe) që shkaktohet nga bakteri i Pseudomonas punctatum ascitae. Në krahasim me liqenin e Shkodrës, ritmi i zhvillimit të krapit në liqenin e Pogradecit është më i ngadalshëm dhe kjo për arsye të ujit të ftohtë dhe bazës ushqimore të pamjaftueshme. sidomos gjatë periudhës larvare dhe posllarvare.

Skobuzi
Skobuzi rron në koloni. RiprodhoheT në thellësi 1-2 m. VEzët i lëshon në bimët ujore. Preferon fundin e ujit të mbuluar me guriçka dhe argjil. Eshtë pretencioz per oksigjen, prandaj gjen dhe ambient të favorshëm në liqenin e Pogradecit. Ushqehet kryesisht me alga kurse në pranverë nuk përbuz as krimbat, vezët. e peshqve të tjerë, bile dhe të tijat. Riprodhohet në moshën 3-4 vjeç. Mishi nuk është i shijshëm.

Kleni
Kleni riprodhohet në pranverë. Femra lëshon rreth 180 000 vezë për kg peshë të trupit. Vezët i lëshon në thellësi të vogla. Deri në moshën 1 vjeçare rron në tufa, pastaj bën jetë të vetmuar. Kleni është më grykësi nga të gjithë peshqit e familjes Cyprinidac. Mishi nuk është dhe aq i shijshëm.

Pllashica
Pllashica rron në koloni. Riprodhohet në moshën 1-2 vjeçare, krejt afër bregut, në vende me fund të ngurtë. Rrahja bëhet me intervale, me tufa dhe kryesisht natën. Një femër me trup mesatar (30-40 gr) lëshon deri 4000 vezë. Ushqehet ditën. Nuk rron më shumë se 4-5 vjet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...