Ja 5 vende ku të bëni piknik në Shkodër

Fundjava të shijon më shumë në natyrë, aty ku merr frymë lirisht dhe drekën e shoqëron me lojëra apo aktivitete të ndryshme, si dhe me një piknik me miqtë apo familjen. Më poshtë po ju paraqesim disa nga vendet më interesante për piknik në Shkodër:

Shiroka

Shiroka të ofron një vend ideal per piknik, klima dhe ajri i pastër që filtrohet nga freskia e liqenit dhe mali i Taraboshit të josh të qëndrosh deri në muzg duke kundruar zogjtë që vallëzojnë mbi ujë. Përgjatë zonës së Shirokës ka plot restorante me gatim fantastik të peshkut, e mbi të gjitha me çmim mjaft të mirë. Të apasionuarit pas peshkimit gjejnë këtu gjithashtu ambjentin e duhur për të praktikuar pasionin e tyre. Vrojtim shpendësh në Shirokë, foto nga IntoAlbania.

Velipoja

Nëse mendoni se në Velipojë mund të shkoni vetëm për të bërë plazh, gaboheni. Pishat e gjelbërta që shoqërojnë pothuajse komplet gjatësinë e vijës bregdetare janë një vend magjepsës për të shtruar shtrojën e piknikut dhe shportën e ushqimeve. Freskia e ndërthurur me aromën karakteristike të pishave ju ofrojnë një ditë çlodhëse dhe larg zhurmës së qytetit. Gjithashtu mund të bëni shëtitje buzë bregut, mund të vizitoni derdhjen e Bunës, ishullin e Franc Jozefit, ose lagunën e Vilunit.

Reçi

Fshati Reç apo i quajtur ndryshe “vendi i gështenjave” ndodhet në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe, rreth 102 km nga Tirana. Ja vjen të përshkosh këtë rrugë për të humbur në një tjetër realitet mes hijes që krijojnë kurorat e gështenjave, të cilat janë 250 deri 500 vjeçare. Ju mund të shijoni në çdo kohë një piknik mes gjelbërimit në stinët e pranverës, verës apo vjeshtës mes gjetheve të arta e të kuqerremta.

Mund të bëni një shëtitje përmes pyllit ose mund të vizitoni Shpellën e Dallëndysheve. Stalaktiket dhe stalakmitet kanë krijuar forma të mrekullueshme në këtë shpellë. Dikur aty janë fshehur banorët gjatë periudhës së luftrave, ndërsa sot mbushet nga dallëndyshet dhe turistët.

Razma

Bukuritë e rralla natyrore dhe veçoritë klimaterike që mban kjo zonë janë një tjetër destinacion perfekt për piknikun tuaj. Në lartësinë 1022 m, ku të mbushen mushkëritë nga ajri dhe rigjenerohesh tërësisht nga qetësia, Razma prej vitesh është kthyer një destinacion i lakmueshem për vizitorët. Ju gjithashtu mund të bëni shëtitje përmes shtigjesh, apo të zbuloni dhe fshatrat e tjerë malorë përreth, të cilat janë gjithashtu mjaft të këndshme.

Mlloja

Rrugës së Komanit, 12 km nga Vau Dejës ndodhet fshati Mllojë. Ky fshat nuk është shumë i njohur, e megjithatë kjo e bën akoma më interesante vizitën aty, për shkak të natyrës së mrekullueshme të paprekur. Buze liqenit duke vërejtur mjellmat apo në lëndinën e gjelbërt, ju mund të zgjidhni vende mjaft piktoreske për t’u relaksuar në natyrën gjithëpërfshirëse. Mund të bëni një xhiro me varkë ose një lojë volejbolli, pasi në një vend mjaft të dallueshëm në fshat ka dhe një fushë volejbolli.

Nga: Albana Kraja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...