Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për artikullin e gazetës britanike “The Times”, e cila ka zbuluar hetimin britanik, që ka në zemër krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës.

 

Braçe e pyet Bashën se çfarë po bëhet dhe pse pse “The Times” shkruan se kryedemokrati e kaloi gjyqin me pandëshkueshmëri.

 

“Luli, o Luli! Ç’bëhet kështu? Pse se quajnë gjyqin tënd në Tirane këta? Dhe imagjino çfarë drejtësie kanë këta në atë ishull!”, shkruan zv.kryemninistri në rrjetet sociale.

 

Numri 2 i qeverisë ka publikuar një pjesë të artikullit dhe paralajmëron Lulzim Bashën se drejtësinë britanike dhe amerikane nuk e kontrollon dot njeri.

 

“Je hapur shumë Lul, shumë, Amerikë e Britani ku drejtësinë se kontrollon dot kush!”, thekson ai.