Ardit Gjebra ka publikuar nje foto ne profilin e tij se se shpejti po pergatitet shtepia e re ne Thumane.

Në foto ai shihet në Bashkinë e Krujës dhe ka treguar se projektet e shtëpive janë gati dhe po presin të marrin lejen për t’ia nisur nga ndërtimi.Dhe ky eshte nje lajme shume i bukur kur shikon se si shqiptaret kujdesen per njeri tjetrin.

Pas nje lajmi te publikuar nje dite me pare se Ardit Gjebrea nuk e ka mbajtur fjalen per ndertimin e shtepise qe premtoi ai ka bere kete foto dhe thote:

“Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumenta të rregullta.

Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa radhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë pasur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhshme (që na vjen radha) do japë ‘OK’ që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen.

Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë”.

Nje falenderim shkon per Arditin dhe te gjithe ata qe ndihmojne njerezit ne nevoje.