ZBULONI MREKULLITË DHE ENIGMAT E NËNTOKËS SHQIPTARE

Bërthama më e hershme e qytetit të Leskovikut për fat të keq nuk është studiuar asnjëherë plotësisht. Sigurisht gjatë periudhës së komunizmit janë bërë hulumtime që kanë përcaktuar vendndodhjen e mjaft monumenteve, por gjithçka ka mbetur këtu.

Për fat të keq veç ekspertëve të fushës pasuritë e krahinës i kanë nuhatur mirë edhe abuzuesit, të cilët kanë bërë batërdi të pafundme me objektet arkeologjike të zbuluara përmes gërmimeve ilegale.

Gjurmët më të hershme të Leskovikut janë prekur përfund Leskovikut kur gjatë hapjes së një rruge kanë dalë në dritë qeramika, por edhe objekte të tjera që datojnë diku në shekujt XI – IX para erës sonë. Vendbanime të tjera që konfirmojnë lashtësinë e zonës janë ato në Hasin e Radanjit, Malishta e vogël apo edhe ajo e madhe.

Të gjitha kanë gjurmët dhe rrjedhimisht datimet e tyre. Nuk duhet harruar vendbanimi shpellor i fshatit Podë jo larg Leskovikut, i cili sipas hulumtimeve të kryera është përdorur e jetuar që në fillimet e epokës së hekurit.

Një ndër kalatë apo vendbanimet e fortifikuara më interesante është ai i fshatit Vrepckë që daton diku në shekullin e IV para erës sonë. Arkeologu i njohur Skënder Aliu ka hedhur tezën se ky qytet i lashtë i përkiste fisit ilir të Tymfejve.

E kjo lidhet edhe me një të dhënë tjetër arkeologjike. Jo larg Leskovikut mbi një gur konglomerat, gjendet i gdhendur një varr që banorët e identifikojnë si varri i Krajlit .

Toponimia sllave nuk duhet marrë si referencë sa kohë që dyndjet e këtyre të fundit kanë bërë një ndryshim të njohur të emërtimeve edhe në këtë hapësirë. Po atëherë i kujt ishte ky varr mbretëror? Cilës periudhe i përket dhe çfarë fshihet pas tij?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...