Mediat serbe: Rama do të shkatërrojë Haradinajn

Janë të shumta mediat serbe që po raportojnë për padinë e pazakontë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndaj homologut në detyrë në Kosovë, Ramush Haradinaj.

“Rama padit Haradinajn për shpifje: Më ke dëmtuar reputacionin, personalitetin, nderin dhe dinjitetin tim,” shkruan gazeta Blic. Gazeta thekson se padia prej 30 faqesh është ngritur pas akuzave për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Televizioni Serb shkruan se padia ka lidhje me akuzat që ka bërë Haradinaj se Rama ka lançuar idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Disa media të tjera janë më të ashpra në tituj.

“Fluturojnë puplat mes shqiptarëve, Rama padit Haradinajn”, shkruan Telegrafi serb.

“Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn. Në qendër të gjithçkaje është Serbia,” shkruan Espreso.

“Rama padit Ramush Haradinajn, ekzekutori kosovar i përgjigjet me shpejtësi,” shkruan Ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...