Astrologu Paolo Fox, parashikimi për ditën e premte, 17 JANAR 2020

DASHI

Do të ketë ende punë të vështirë këtë të premte por në 48 orët e ardhshme gjërat gradualisht do të përmirësohen. Fakti që keni në disavantazh Jupiterin dhe Saturnin nuk ka pse të jetë problem. Mund të shfaqen pengesa të cilat mund të tejkalohen me vullnet. Eshtë gjithashtu e vërtetë që ju jeni të rrethuar nga njerëz që nuk e kuptojnë plotësisht atë që dëshironi me të vërtetë. Nëse keni në mendje projekte të rëndësishme, do të duhet të prisni pranverën.

DEMI

Kjo do të jetë ende një ditë pozitive por të shtunën dhe të dielën mund të shfaqet një tension shumë i madh. Tani për tani ju jeni shumë të vendosur në dëshirën që të arrini qëllimet tuaja, por gjithashtu jeni të kujdesshëm sepse doni të shmangni konfliktin me të tjerët. Do të duhet të jeni të matur, veçanërisht nëse jeni të rrethuar nga njerëz të shenjës së Peshores dhe Akrepit, të cilët mund t’ju sjellin disa probleme.

BINJAKET

Nëse është e vërtetë që java nuk ka filluar mirë, është gjithashtu e vërtetë që në fundjavë do të keni mundësi të shpengoheni në një mënyrë të paprecedentë. Të gjitha ato paqartësi që lindën në fillim të javës mund të zgjidhen deri të dielën, por do të duhet të bëni edhe ju tuajën. Venusi dhe Marsi disonant krijojnë shumë dhimbje koke dhe kjo mund të jetë një problem veçanërisht në marrëdhëniet me gjysmën tuaj më të mirë.

GAFORRJA

Prej disa ditësh shfaqeni shumë të lodhur dhe të munduar. Edhe ndikimi i Hënës nuk ju ndihmon aspak. Nëse keni përjetuar një sëmundje kohët e fundit, problemi mund të përkeqësohet sot. Padyshim që nuk do të jetë një e premte për t’u stërmundura, por duhet të keni parasysh që të shtunën dhe të dielën do të keni mundësi të jetoni momente paqësore, së bashku me të tjerët. Gjëja që yjet ju rekomandojnë është të mos bëni zgjedhje të nxituara, në këtë periudhë jo veçanërisht të ndritur.

LUANI

Ka shumë hije, shumë keqkuptime që duhen sqaruar, veçanërisht në marrëdhëniet me të tjerët. Ditën e dielë do të duhet të flisni qartë për të shmangur keqkuptimet. Eshtë e vërtetë që ju nuk keni më një Venus kundërshtar, por nuk ka mungesë kundërshtimesh planetare që do të përpiqen ta bëjnë jetën tuaj të vështirë. Sidomos në fillim të vitit, vuani nga disa përballje të shkaktuara pikërisht nga kundërshtimi i Venusit. Por nga java tjetër gjërat do të jenë shumë më mirë.

VIRGJERESHA

Ekziston një horoskop i bukur sidomos sa u përket lidhjeve. Në këtë jetë, ju mund të përjetoni disa emocione të mira veçanërisht nëse keni personin e duhur pranë jush, ose nëse jeni të rrethuar nga miq të sinqertë. Përkundrazi, ka disa situata që duhen rishikuar, veçanërisht në dashuri, nëse kohët e fundit kanë lindur fërkime ose ekziston një klimë që nuk është saktësisht pozitive. Ka shumë të ngjarë që njëri nga të dy, ose të dy, jeni shumë i përqendruar në punë dhe jeni duke e lënë pas dore marrëdhënien. Këtë fundjavë do të ketë gjithashtu një mundësi për t’u sqaruar.

PESHORJA

Jupiteri dhe Saturni disonantë bëjnë që ju të Peshores të paguani haraçin. Për fat të mirë, Peshores nuk i mungon durimi dhe vendosmëria, madje edhe për të kapërcyer pengesa të caktuara. Në këtë periudhë po ndjeheni pak nervozë dhe kjo gjë nuk po u shpëton njerëzve përreth jush. Ju keni një ndjenjë konfuzioni dhe shtypjeje: mbase nuk ndjeheni të vlerësuar për atë që meritoni.

AKREPI

Të shtunën, Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe për këtë arsye një fundjavë në rritje me siguri po ju pret. Midis të premtes dhe të dielës do të doni të bëni gjëra të rëndësishme, në të cilat besoni, duke lënë mënjanë gjërat që ju bëjnë të humbni durimin. Që nga fundi i dhjetorit shumë njerëz kanë qenë të sëmurë dhe janë përballur me një krizë. Tani ajo që është e rëndësishme, është që të përfitoni nga kjo fazë e rikuperimit e cila filloi në vitin e ri, duke e lënë të kaluarën e fundit pas jush.

Shigjetari

Keni brenda jush një dëshirë të re për aventura dhe eksplorim. Por do të duhet të jeni të kujdesshëm, sepse kjo shtysë mund t’ju bëjë që të jetoni dy histori në të njëjtën kohë dhe kjo mund të provojë të jetë shumë e rrezikshme. Deri të dielën, mund të jeni në gjendje të rikuperoni disa raporte që ishin ftohur në kohët e fundit. Fundjava do ju dhurojë emocione të bukura.

BRICJAPI

Hëna disonante do të krijojë disa probleme fizike, por edhe disa shqetësime të brendshme. Dëshira juaj për ambicie dhe përparim gjithashtu mund të trazohet dhe kjo paraqet një pengesë të keqe për ju. Dashuria me siguri do të jetë më e mirë në fundjavë, ku mund të përjetoni disa emocione më të bukura, sidomos të shtunën.

UJORI

Hëna dhe Marsi janë shumë të favorshme në këtë periudhë të jetës suaj. Prania e tyre ju jep shkathtësi dhe dëshirë për të bërë gjëra të reja. Vëmendje të veçantë do të duhet t’i kushtoni të dielës, kur mund të ketë pak lodhje. Mund të ketë ndonjë sëmundje stinore, që nuk keni arritur ta zhdukni plotësisht dhe kjo mund t’ju bëjë nervozë. Sidoqoftë, herë pas here duhet të ndaleni dhe reflektoni, si dhe të përpiqeni të relaksoheni.

PESHQIT

Ata që po përjetojnë dy histori paralele së shpejti do të duhet që të bëjnë një zgjedhje, mbi të gjitha për të parandaluar që situata të bëhet e ndërlikuar. Ata që janë beqarë, nga ana tjetër, po përjetojnë disa momente pasigurie, edhe nga frika e lidhjes. Në çiftet që janë bashkë prej një kohe të gjatë, do të nevojitet pak qartësi dhe kjo fundjavë do ju ndihmojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...