’10 miliardë euro’: Zbulohet padia e Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se do ta padisë ish-kryeministrinë Ramush Haradinaj, për akuzat se ai me Thaçin dhe Vucicin kanë marrë 10 miliardë euro për ta ndarë Kosovën,

Rama ka thënë se ai është akuzuar nga një politikan gënjeshtar dhe e ka paditur në Gjykatën Themelore të Kosovës për shpifjet e tij ‘për ndarjen e Kosovës’.

“Unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes dhe në Gjykatat e Kosovës zotëria (Ramush Haradinaj) do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis mes meje, presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Vucic”, tha Rama, transmeton Gazeta Metro.

“Një gjë di të them këtyre lloj të politikanëve (Ramush Haradinajt) bravo ju çoftë, që gjejnë dhë bëjnë ju them unë, dmth që t’ju thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin mes këtyre treve që ranë dakord që të ndanin Kosovën dhë të marrin akoma vota, ata që votojnë për këtë lloj politikë bravo ju qoftë”, tha Rama.

“Është një person për të cilën jam detyruar për herë të parë dhe shpresojë të jetë hera e fundit që të dal publikisht, sepse gënjyu në mënyrë më të paskrupullt pasi jemi kthyer nga Berlini, duke thënë që në Berlin me demek se unë i bëra presion më shumë se të tjerët ta heqin taksën, unë asnjëherë nuk i kam thënë, unë vetëm i thash Ramush kjo që po të propozon Emannuel Macroni të vjen vetëm një herë, nuk vjen dy herë”, tha Rama.

“Ky sot kishte mundur t’i jepte popullit të vet liberalizimin e vizave, sepse Macron në Berlin në sytë tim, në prani të Merkelit, Thaçit, Vucicit, Brnabicit i ka thënë shprehimisht, Ramush më jep katër muaj që unë e Merkel të futemi në proces të dialogut dhe t’i pezullo taksën, nuk i ka thënë askush hiqe, Serbia të ndal tërheqjet e njohjeve dhe pas katër muajve nëse pas 4 muajsh asgjë nuk do të ndodhi, pra do të dështon gjithçka, unë do heq veton dhe Kosova do ta fiton liberalizimin e vizave, unë i thash merre këtë”. tha Rama, transmeton Gazeta Metro.

Padia e Ramës, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.
Në këtë padi, përmenden disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë, e ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuciqin, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri”gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në padi.

Në padi thuhet se deklaratat shpifëse shkak padie kanë pasur për kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e që, në parim, sic thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...