“Falendero Edi Ramën dhe Lindën”, Olti Curri tregon lobimet që e çuan Alketa Vejsiun në “Sanremo”, mes tyre edhe Matteo Renzi

Blogeri Olti Curri ka hedhur teorinë konspirative se Alketa Vejsiu duhet të falenderojë kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Lindën për arritjen e prezantimit të festivalit të Sanremos. Në disa foto në Instastory, Curri ka treguar urën lidhëse që e çon Alketën nga gruaja e Ramës, vetë kryeministri e deri tek personi që do të merret me organizimin e “Sanremos” këtë vit.

 

Postimi i Olti Currit në Instastory

“Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Matteo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë,”- shkruan Olti fillimisht, teksa publikon edhe foton e Presa. “Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance ëith me” nga Alketa Vejsiu,’- vijon blogeri në foton e dytë.

 

Postimi i Olti Currit në Instastory

“Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu,”- shkruan blogeri në dy postime e tjera duke argumentuar kështu urën lidhëse që realizoi ëndrrën e Alketa Vejsiut. Ndër të tjera shton se prezantuesja i ka bërë edhe bllok në Instagram.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...