Kush janë kryebashkiakët që po heton PD?

Hetimin e thelluar të kryebashkiakëve, aktualisht demokratët e kanë të fokusuar në dy qarqe Dibër dhe Lezhë, ku sipas numrit dy të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dyshohet për 3 zyrtarë me të kaluar kriminale.

“ABC News” publikon deklarimet në formularin e dekriminalizimit të kryebashkiakëve në këto bashki. Qarku i Dibrës ka në total 4 bashki.

Në krye të Bashkisë së Dibrës është ish-drejtori i Tatimeve në qark, Dionis Imeraj. Në formularin e vetëdeklarimit, Imeraj është paraqitur i pastër, ndërkohë që demokratët në qëndrime zyrtare e kanë akuzuar Imeraj për blerje votash në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016. Emri i Imeraj ishte në krye të listës edhe në një kallëzim penal që nënkryetari i PD, Edi Paloka në Prokurori për zgjedhjet në Dibër.

Agron Malaj, kryetari i Bashkisë së Matit ka deklaruar dënim të formës së prerë në formularin e vetëdeklarimit dhe ka pranuar se është dënuar me vendim të formës së prerë në tetor të 1999 për armë mbajtje pa leje. Malaj ka kryer 10 muaj burg për këtë vepër penale. Malaj ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i arrestuar nga organet ligjzbatuese edhe në janar të 2011. Për shkak të detyrës që ka mbajtur si gardist dhe pjesë e grupit të zjarrit në protestën e 21 janarit 2011 ku humbën jetën edhe 4 protestues, Malaj u hetua për shpërdorim detyre.

Dy kryebashkiakët e tjerë të qarkut Dibër, Ilmi Hoxha në Klos dhe Lefter Alla në Bulqizë e kanë dorëzuar të pastër formularin e dekriminalizimit. Ndaj tyre edhe demokratët nuk kanë ngritur akuza publike.

Edhe qarku i Lezhës sipas demokratëve ka zyrtarë me të kaluar kriminale. Ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu prej 30 qershorit drejton Bashkinë e Lezhës. Ndreu i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i hetuar apo arrestuar nga institucionet shqiptare. Ndreu ka deklaruar një hetim të nisur ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2004 për “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Pas hetimeve çështja ndaj Ndreut u pushua. Për këtë çështje ndaj Ndreut përgjatë hetimeve u mor edhe masa detyrim paraqitje. Edhe për Pjerin Ndreun demokratët kanë ngritur akuzën e shit-blerje të votave, ndërkohë që emri i tij është edhe pjesë e dosjes 184 e publikuar edhe nga gazeta gjermane BILD.

Ndrec Dedaj drejtuesi i Bashkisë së Mirditës dhe Majlinda Cara drejtuesja e Bashkisë së Kurbinit i ka paraqitur të pastër formularët e tyre të vetëdeklarimit, por pavarësisht kësaj verifikimet e demokratëve po bëhen për secilin socialist.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...