Historia e trishtë e babait që duhet të rrisë i vetëm 4 fëmijë

Me datë 29 dhjetor të 2019-ës, 34-vjeçarja Xhevahire Halilaj, është ndarë nga jeta si pasojë e kom plikacioneve pas lindjes së djalit të saj të katërt. Ajo ka lënë të vetëm bashkëshortin, Xhevat Halilajn, nga fshati Bicaj i Kukësit, i cilit i duhet të kujdeset për katër fëmijë.

Momentet e 26 dhjetorit që supozohej të ishin të mbushura me gëzim, u kthyen në momentet më të tme rrshme për Xhevatin, i cili mori lajmin e trishtë për humbjen e bashkëshortes. “Nuk isha i përgatitur fare për këtë”, është shprehur ai.

Vogëlushi i lindur me 26 dhjetor, të cilit i kanë vendosur emrin e të ndjerës, Xhevahir, prej më shumë se dy javësh ndodhet në QSUT si pasojë e një problemi të veshkave të diagnostikuar që në muajin e shtatë të shtatzënisë. 7 ditë pas lindjes, i vogli i është nënshtruar ndërhyrjes së parë në veshka. Fatmirësisht kjo ndërhyrje rezultoi e suksesshme dhe foshnja është nën vëzhgimin e mjekëve të Pediatrisë në QSUT.

“Tre fëmijët e tjerë janë në Kukës. Unë shkëputem vazhdimisht që vij të shoh djalin e të flas me mjekët në Tiranë, por fëmijët nuk i lë dot gjatë vetëm se janë të vegjël dhe nëna e babai im janë të moshuar e të sëmurë, nuk kujdesen dot për ta”, shprehet Xhevati. Me ndihmën e familjarëve të tij, ai po mundohet të zhvendoset në Tiranë, për t’i qëndruar pranë vogëlushit, i cili do të qëndrojë në spital për një kohë të gjatë.

Familja është në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe për t’iu ardhur në ndihmë është hapur një llogari për mbledhje fondesh dhe kushdo që ka mundësi mund të ndihmojë sadopak:

https://www.gofundme.com/f/help-4-children-of-mother-who-died-in-childbirth

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...