Bardh Jakova është instrumentisti shkodran, i cili sot zhvillon me sukses aktivitetin e tij artistik në Itali, por pa hequr dorë nga dëshmitë e trashëgimisë artistike të trashëguar nga njerëzit e tij të shtëpisë.

Ai është djali i Çesk Jakovës dhe nënës Jolanda. Falë babës së tij vjen edukimi e formimi i tij muzikor.

Mbiemri Jakova është shumë i njohur për shqiptarët, veçanërisht për shkodranët. Nga kjo familje vjen Prenkë Jakova, autori i operës së parë shqiptare ‘Mrika’, e cila ka hapur një epokë të re në historinë e muzikës shqiptare.

Bardh Jakova nuk e ka njohur axhën e tij, Prenkën, por notat e para të muzikës i ka luajtur mbi pianon e tij.

Ai është i diplomuar për firzamonikë në Pesaro të Italisë dhe tani ka ngritur një orkestër të tërë me muzikantë të njohur të vendit fqinj dhe luan muzikën shkodrane dhe jo vetëm gjithkund.