Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë urës mbi lumin Drin.

Mësohet se nga aksidenti janë plagosur 4 persona të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Si pasojë e aksidentit, superstrada në të dyja anët u bllokuar për rreth 30 minuta.
“Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Drinit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.G. është përplasur me automjetin tip” Ford ” me drejtues shtetasin A.T.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.T. si dhe 3 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.