Disa javë më parë, përfundoi në prangat e policisë si shfrytëzues i prost itucionit. I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, Hermes Nikaj ka rrëfyer për “Panorama Plus”, 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë.

“Jam Zogu i Tiranës, të telefonoj nga Bu rgu 313”, ishte telefonata që Hermes Nikaj bëri nga qelia për të rrëfyer për herë të parë për “Panorama Plus” se ç’po ndodh me të në bu rg, 5 javë pas ar restimit në flagrancë me akuzën për shfrytëzim pros titucioni.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj tij, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat, Hermes rrëfen si ndihet brenda qelive të bur gut në Tiranë.

E si po ia kalon në Bur gun 313? Ka diçka argëtuese në këtë dramë jete?

Unë këtu po bëj 5 javë në total. Më kanë trajtuar shumë, shumë mirë, pasi unë jam me kujdes të veçantë. Po gjendja ime shëndetësore e psikologjike është e rëndu- ar. Nuk mund të rrijë një gazetar i mbyllur në qeli.

Si sillen të bur gosurit me ty, ndihesh i frikësuar?

Jo, më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin çokollata, paketa, përkujdesen për mua.

Je bërë mik special me ndonjë? Patjetër, unë shoqërohem me të gjithë këtu. Mua më do çdo mashkull, malësor apo fushor të jetë.

Të ka transformuar bur gu fizikisht?

Kështu vazhdoj të jem seksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o seksi i bur gut” të gjithë, nga të bur gosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove bur gun, o dielli i bur gut!

Çfarë ke bërë ti aty për të tërhequr vëmendjen?

Unë vëmendjen e kam pasur sepse mua më njeh gjithë bota. Jam shumë i kënaqur nga Bur gu 313, pasi këtu më trajtojnë mirë. Jam në kat të tretë, ku vuajnë dënimin njerëz të ngritur e çuna jo problematikë, të qetë, siç më thonë shefat këtu.

Janë të mirë në pamje?

Po janë yje, nga dy metra dhe të gjithë më drejtohen jo me emër, por “o zemra ime”.

/marre nga panorama plus/